Ardian Kastrati: Arrestimi i invalidit luftës, Faik Fazliut për qëllim final ka fyerjen dhe ushqimin e urrejtjes ndaj UÇK-së

Ardian Kastrati: Vetëvendosja s’mund të jetë lidere në reformim të drejtësisë, pasi nuk i ka njohur ato institucione

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka ironizuar  deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me zgjedhjet e së dielës, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës. “Ku jeni more ju  mesi? Pak ma gjallë! Diçka mu keni zverdh prej të dielës”, u është drejtuar Kastrati, deputetëve të LV-së. Ai ka thënë se Vetëvendosje s’mund të jetë lidere në reformim të drejtësisë sepse nuk i kanë njohur institucionet e drejtësisë. “Procedimi i këtij drafti për kodin e procedurës penale është nevojë ekskluzive për mirëfunksionimin e drejtësisë në Kosovë. Për këtë duhet të falënderojmë edhe ministrinë, ambasadën amerikane dhe shoqërinë civile. Por ju s’mund të jeni liderë në reformim të drejtësisë sepse nuk i keni njohur institucionet e drejtësisë. Elektorati nuk i han përrallat e juaja për qengjin dhe ujkun,  kjo u pa ditën e zgjedhjeve, ka thënë Ardian Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …