Udhëheqësit e BE-së i konfirmojnë sot konkluzionet e arritura nga ministrat e Jashtëm lidhur me procesin e zgjerimit

Komisioni Evropian saktëson se rivlerësimi i menjëhershëm i të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve paraqet shqetësim serioz

Komisioni Evropian, në raportin e fundit të vitit 2021 për Kosovën ka vlerësuar se sa i përket disa opsioneve që Qeveria Kurti ka propozuar lidhur me procesin e vetting-ut siç është rivlerësim i plotë dhe i njëhershëm i të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve paraqet një burim shqetësimi serioz. “Qeveria e re ka shqyrtuar disa opsione për një proces për ‘vetting’ të gjyqësorit dhe prokurorisë. Në këtë kontekst, prezantimi i mundshëm i një rivlerësimi të plotë të njëhershëm të të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve paraqet një burim shqetësimi serioz. Një proces i tillë do të duhej të konsiderohet vetëm si një masë e jashtëzakonshme e mjetit të fundit, pasi të jenë shteruar të gjithë mjetet dhe mekanizmat ekzistues për të siguruar integritetin dhe për të luftuar korrupsionin e titullarëve të detyrave gjyqësore, dhe do të duhej të jetë në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, si dhe me këshillat e Komisionit të Venecias”, është në raportin e KE.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Koalicioni opozitar synon të marrë mbi 60% të votave dhe të qeveris pa bashkëpunim me Kurtin

Kryetari i AAK-së dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj shprehet i bindur se koalicioni opozitar …