Shtabi Zgjedhor LDK-së në Gjilan ka demantuar Sadri Ramabajën e Vetëvendosje, i cili ka thënë se Lutfi Haziri ka marrëveshje me Listën serbe. Koordinatori i Shtabit të LDK-së në Gjilan, Arber Ismajli, ka thënë se nuk është e vërtetë se ka ndonjë marrëveshje në mes të LDK-së në Gjilan dhe Listës Serbe, por pjesë e strukturave të institucioneve në Gjilan, janë edhe minoritetet. Duke u nisur nga nënkryetari i Komunës, e zëvendës-kryesuesi i Kuvendin Komunal. Normalisht këtu nuk ka asgjë të keqe. “Janë banorë të komunës së Gjilanit, po ju konfirmoj që nënkryetari i Komunës vjen nga komuniteti Rom, gjithashtu kemi edhe zv/kryesuesin e Kuvendit Komunal në Gjilan që vjen nga komuniteti serb, pra ne jemi munduar që kërkesat e tyre si komunitet t’i realizojmë, nuk kemi bërë ndarje asnjëherë ne investime, ata kane menduar që besimin për të parin e Gjilanit ta ndajnë me ne dhe absolutisht nuk po shoh asnjë të keqe në këtë çështje”, është shprehur Ismajli.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …