Sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, përmes një parashtrese drejtuar trupit gjykues, mbrojtja e Hysni Gucatit ka kërkuar lirimin e tij nga masa e paraburgimit. Hysni Gucati po akuzohet bashkë me Nasim Haradinajn për vepra penale gjoja kundër administrimit të drejtësisë. Gjykimi në këtë rast ka nisur më 7 tetor, kurse më 18 tetor dëgjimi i dëshmitares së parë, e cila dëshminë e saj po e vazhdon edhe sot. Hysni Gucati, së bashku me Nasim Haradinajn, po akuzohen për vepra penale, pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës. Me këto veprime, sipas Prokurorisë, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarët e Prokurorit dhe si pasojë penguan punën e hetimeve, thuhet mes tjerash këtë kumtesë.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …