Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës “janë pajtuar për të forcuar angazhimin e përbashkët në Ballkanin Perëndimor, në mbështetje të progresit të rajonit në rrugëtimin evropian”. Kështu është thënë në një deklaratë të përbashkët të ShBA-së dhe BE-së, pas takimit të fundit të përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për çështje të jashtme dhe siguri, Josep Borrell dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Kjo deklaratë është publikuar të mërkurën, një ditë pasi Komisioni Evropian ka miratuar paketën e zgjerimit dhe raportet e progresit për vendet e rajonit të përfshira në këtë proces.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …