Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka pranuar ankesën Anr.629/2021 të parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa Vetëvendosjes, i është shqiptuar gjobë në lartësi prej 1 200 euro, në emër të shkeljes së Kodit të mirësjelljes për subjektet politike – Thyerja e heshtjes zgjedhore. “Detyrohet subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje me seli në Lipjan, që gjobën e shqiptuar si në pikën I të dispozitivit të këtij vendimi ta paguaj në afat prej 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi, nën kërcënim të shqiptimit të dënimit shtesë”, është thënë në vendimin e PZAP-së.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …