Edhe pse të paorganizuar në sindikata Dita e punëtorëve në Kosovë do të shënohet me shfaqjen e pakënaqësisë të grupeve të ndryshme të punëtorëve. Për ditën e sotme një grup i të rinjve kanë planifikuar të organizojnë një marsh protestues, në Prishtinë, për gjendjen e punëtoreve në sektorin privat. Po ashtu, edhe ish-punëtorët e kombinatit “SharrCem”, kanë paralajmëruar për sot një protestë. Marshi qytetarë në Prishtinë, sipas organizatorëve ka si qëllim vetëdijesimin e shoqërisë për nevojën e avokimit të të drejtave të punëtoreve. Organizimi fillon në Sheshin “Zahir Pajaziti” në ora 12:00 të mesditës dhe përfundon me një aksion simbolik pranë rrethojave të Qeverisë së Kosovës. Gjithashtu edhe ish-punëtorët e kombinatit “SharrCem”, kanë paralajmëruar protestë për këtë ditë. Ata do të kërkojnë nga institucionet më të larta në vend që të kërkojnë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit të kthejë kombinatin në duar të ish-punonjësve. Sipas njoftimit, punëtorët do të bashkohen te stacioni i hekurudhës në Han të Elezit, në orën 10:30, dhe do të vazhdojnë marshin drejt portës së Cimentores.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …