Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se i vjen keq për vendimin e Rusisë që të ndalojë punën e zyrës së aleancës në Moskë. Duke folur në një konferencë për media në Bruksel, Stoltenberg tha se kjo masë nuk shërben për të promovuar dialogun ose mirëkuptimin reciprok. Sidoqoftë, NATO do të mbetet e hapur për dialog, drejtpërdrejt ose përmes Këshillit NATO-Rusi, tha Stoltenberg. Komentet vijnë pasi Moska tha se do të pezullojë punën e misionit të saj në selinë e NATO-s në Bruksel, nisur nga fillimi i nëntorit. Përveç kësaj, edhe misioni ushtarak i NATO-s në Moskë nuk do të lejohet të vazhdojë punën e tij. Ky reagim i Moskës erdhi pasi NATO-ja tha se u ka tërhequr akreditimin tetë diplomatëve rusë në Bruksel, nën pretendimet se ata kanë qenë “oficerë të padeklaruar të inteligjencës”.
Kontrolloni gjithashtu
Ushtarët amerikanë të rreshtuar në Komandën Rajonale Lindore të KFOR-it, po patrullojnë në veri të Kosovës
Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të KFOR-it, misioni i udhëhequr nga NATO …