Kryetarja, Vjosa Osmani, kundërshton konstatimin e Komisionit Evropian se rivlerësimi i plotë dhe i njëhershëm i të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve paraqet shqetësim serioz. Duke folur në një konferencë për media në Prishtinë, Osmani tha se mungesa e vetting-ut do të ishte shqetësim serioz, e jo realizimi i këtij procesi. Në Raportin e Progresit të KE-së, që u publikua më 19 tetor, thuhet se plani i Qeverisë së Kosovës që të bëjë vetting “të njëhershëm të të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve” është “burim serioz i shqetësimit”. “Një proces i tillë do të duhej të konsiderohej vetëm si një masë e jashtëzakonshme, pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet dhe mekanizmat ekzistues për të siguruar integritetin dhe për të luftuar korrupsionin e titullarëve të detyrave gjyqësore. [Procesi] do të duhej të ishte në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, si dhe me këshillat e Komisionit të Venecias”, thuhet në Raportin e Progresit.
Kontrolloni gjithashtu
Petrit Hajdari: Për Donika Shvarcin të flasësh si Edi Rama, për atë që po ndodh në Hagë, qenka keqpërdorim i mikpritjes së Kosovës
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari, ka reaguar kundër deklaratave të Ministres …