Policia njofton se ka bërë të gjitha përgatitjet për shënimin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve

1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punës në Shqipëri, ditë feste dhe argëtimi (!)

Dita Ndërkombëtare e Punës, 1 Maji festohet në shumë vende të botës, por jo në Shqipëri as në Kosovë, edhe pse kjo Ditë tradicionale e punëtorëve  ka një traditë më shumë se 80 vjeçare, aq sa ka edhe Lëvizja Socialiste e komuniste në vendin tonë. Edhe pse 1 Maji ka lindur në Amerikë dhe është ditë që shënon përpjekjet për të drejta të punëtorëve, Tirana dhe Prishtina zyrtare anashkalojnë këtë datë me rëndësi të proletariatit ndërkombëtar për shkak se kjo festë iu përkujton kohën e regjimit komunist të Shqipërisë, kur edhe vetë kishin qenë pjese e tij. Dita e punëtorëve në Shqipëri ka marre ngjyrat e pushimit dhe festës.  Ndryshe nga çdo vend i botës ku protestohet për drejta dhe punë, shqiptaret nuk protestojnë pavarësisht nivelit të lartë të papunësisë, pakënaqësitë ndaj  sistemit shëndetësor, arsimor dhe atij të drejtësisë. Duket se  shqiptarët e kohës së trazicionit drejt kapitalizmit që po zgjatë pafundësisht nuk ia kanë ngenë protestave. Protestat në Shqipëri i organizojnë vetëm partitë poltike në luftë për t’ ia rrëmbyer pushtetin njëta tjetrës. Punëtorë janë të paorganizuar të diskriminura dhe të shfrytëzuar deri në palcë.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …