Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Koalicioni aktual, Kurti-Osmani, po bënë shkelje serioze me procesin e vettingut

Shefi i Grupit Parlamentar të PD-së, Abelard Tahiri, e ka vlerësuar të paqëndrueshme analizën dhe reagimin e kryetares ,Vjosa Osmani për raportin e progresit i cili ka konstatuar se mazhoranca aktuale Kurti-Osmani po bënë shkelje serioze me procesin e vetingut. Kryetarja e vendit, e ngarkuar me barrë personale për shkeljet e saj që i janë evidentuar në raportin e progresit, ngarendi dje në konferencë për shtyp për t’i bërë një analizë të paqëndrueshme gjendjes në sistemin e drejtësisë, duke përbuzur punën e dhjetëra e qindra profesionistëve të këtij sistemi, që në baza ditore përpiqen për ta mbajtur atë në këmbë. Konstatimi se të gjithë mekanizmat e tjerë institucional janë të dështuar, për çfarë vetingu është domosdoshmëri, është jo vetëm konstatim i pasaktë por edhe i turpshëm dhe dëm i madh në pasqyrimin e realitetit të vendit në krye të së cilit, ajo e mbanë pozitën e Presidentes”, ka thënë Tahiri. “Pak muaj u deshën për ta parë qartë, dështimin e mazhorancës së Vjosës dhe Albinit që të sjellin ide konkrete e të qëndrueshme për vetingun, gjë që dëshmon paaftësinë e tyre për ta realizuar një proces të tillë”, ka thënë  Abelard Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti, sa u përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024, është më e ulët se në vitin 2018

Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket …