Avdullah Hoti

Avdullah Hoti: Vendimi i qeverisë aktuale për targat ka qenë rrjedhojë e vendimit të qeverisë më 14 shtator 2016

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të duhet që ta mbajë fokusin tek marrëveshja finale për njohje reciproke dhe të mos rrëshqas në dialog teknik. Fatkeqësisht, me veprimet e qeverisë aktuale, siç është takimi i sotëm në Bruksel, po kthehemi prapa në dialog teknik. Për targat nuk ka asgjë çfarë të dialogohet. Marrëveshja për targat ka skaduar më 15 shtator 2021. Një vit më parë, në shtator 2020, në zbatim të marrëveshjes së Brukselit, ish Ministri i Brendshëm Veliu e ka anuluar udhëzimin administrativ për të pamundësuar regjistrimin e automjeteve më tutje bazuar në marrëveshjen e vitit 2016, në mënyrë që përtej datës 15 shtator 2021 të mos ketë në qarkullim automjete të regjistruara sipas marrëveshjes së Brukselit. Vendimi i qeverisë aktuale për targat ka qenë rrjedhojë e vendimit të qeverisë paraprake dhe i bazuar në Marrëveshjen e Brukselit për lirinë e lëvizjes të datës 14 shtator 2016”, tha Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti, sa u përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024, është më e ulët se në vitin 2018

Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket …