Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Në zgjedhjet e 17 tetorit, qytetarët e bënë të qartë se nuk pajtohen me qasjen arrogante të Vetëvendosjes

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 17 tetorit. Thotë se qytetarët dhanë një mesazh të qartë se nuk pajtohen me qasjen arrogante të Vetëvendosjes. “Një mesazh i rëndësishëm që unë mendoj se është dhënë në këto zgjedhje është fakti që ka përfunduar epoka e politikës dhe të cilat janë të bazuara vetëm në lidership të një njeriu”, tha Krasniqi. “Mesazhi që i është dhënë qeverisë dhe partisë më të madhe në Kosovë në kuptimin e zgjedhjeve të 14, Lëvizjes Vetëvendosje, unë besoj se është i qartë. Qytetarët nuk mund të pajtohen me një qasje arrogante dhe me një qasje e cila është centriste dhe e cila i sheh ata prej një prizmi nga lart poshtë”, theksoi ai. “Qytetarët kanë nevojë për një politikë të re, një politikë që i vendos ata në qendër dhe një politikë që afrohet me ta dhe që nuk është i bazuar vetëm në një personalitet por në ekipe në programe dhe në njerëz kompetentë dhe të dijshëm që janë pranë tyre që kërkojnë përgjegjësi dhe japin llogari”, tha Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …