Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se më 17 tetor qytetarët e Kosovës dënuan arrogancën e pushtetit. “Përballë neve ka një lexim arrogant të 14 shkurtit. Këtë e kam thënë vazhdimisht”, thotë Abdixhiku. “14 shkurti për palën tjetër ishte fund, për neve ishte fillim. Pra ata sikur e morën rezultatin e 14 shkurtit si përfundimtar, që neve na votojmë njerëzit bëmë çfarë bëmë dhe bën çfarëdo që bënin e në fakt s’bënin asgjë. Konsideronin se këtë proces të politikë-bërjes do ta kishin si të mjaftueshëm për të mbajtur mbështetje të pafundme”, tha ai. Haziri thotë se nuk bëjnë koalicion me parti: Marrëveshja jonë do të jetë me qytetarin.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …