Pikasa dhe Nielsen publikuan raportin: Sa ndikojnë televizionet gjatë fushatës zgjedhore?

Pikasa dhe Nielsen publikuan raportin: Sa ndikojnë televizionet gjatë fushatës zgjedhore?

Fushata e zgjedhjeve lokale 2021 kishte edhe aktivietin e saj në televizionet e Kosovës. Partitë politike dhe institucionet shtetërore ishin pjesëmarrëse aktive në minutat televizive përmes reklamave, spoteve dhe programeve të paguara politike. 

Përmes këtij raporti duam tju prezentojmë disa nga trendet dhe gjetjet kryesore të fushatës politike në televizionet e Kosovës. Shërbimi Nielsen TV AdIntel për Kosovë u themelua në fillim të këtij viti. Monitoruam të gjitha reklamat dhe paraqitjet e sponzorizuara politike në televizionet kryesore të vendit.

Gjetjet kryesore:

  • Përveç reklamimit klasik të fushatës, pjesëmarrësit në këto zgjedhje gjithashtu përdorën programe të paguara politike për promovimin e tyre. U transmetuan gjithsej 21:57:19 ore reklamim (pothuajse një ditë) dhe 38:45:00 orë program i paguar politik (një ditë e gjysëm).
  • Intenziteti i reklamimit si dhe miksi i TV stacioneve të përdorura nga partitë politike ka llojllojshmëri të gjërë. 
  • Dukshëm numër më i lartë reklamash u porositën nga PDK me kohëzgjatje totale më të gjatë se të gjitha partitë bashkë.
  • Dukshëm numër më i lartë reklamash u porositën nga PDK me kohëzgjatje totale më të gjatë se të gjitha partitë bashkë (mbi 5 orë reklamim).
  • Në televizionin RTK 1, prani ka pasë vetëm PDK me gati se 1 orë reklamim.
  • LDK është reklamuar me gati se 1 orë materijal reklamues vetën në TV Dukagjini
  • Lëvizja Vetëvendosje ka pothuajse 30 min reklamim total, kryesisht në TV Dukagjini dhe më pak në KTV
  • AKR është reklamuar vetëm në TV KLAN

Përveç reklamave klasike (spote) partitë politike poashtu kanë shfrytëzuar edhe Programe të paguara politike. Programet e paguara politike kanë pasë kohëzgjatje mesatare prej 21 minutash, ku përveç PDK aktivitet të lartë ka pasë dhe LDK. 

Tek Programet e paguara politike, përsëri dominim ka PDK me 56.6% dhe LDK me 26.4%.

Roli i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve – KQZ 

KQZ kishte rolin kryesor të zbatimit të suksesshëm të zgjedhjeve dhe nuk habit fakti se është edhe reklamuesi më i madh në TV në kategorinë e reklamimit politik në periudhën 15.09-15.10.2021. 

Porositë kryesore që u transmetuan gjatë fushatës ishin:

-Si të votoni: Si të plotësoni fletën e votimit dhe si të silleni në vendin e votimit (78% të minutave reklamuese) 

-Rregullat për Covid19: Si të respektoni masat mbrojtëse epidemiologjike (13% të minutave reklamuese)

-Votimi i hershëm: Theks i veçantë në procedurën e votimit për pëersonat me nevoja të veçanta. (9% të minutave reklamuese)

Të dhënat e prezantuara janë vetëm pjesë e vogël e bazës së madhe të të dhënave. Për më tepër informacion Ju lutem kontaktoni zyrën tonë në Prishtinë – Pikasa, rr. Anton Cetta No.23 , përfaqësuar nga Norik Selimi – [email protected] ose Maja Martinoski [email protected] ose vizitoni faqen tonë www.nielsen.com 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …