Sot në gazetën, Ekspress, që merret përgjithësisht me skandalet, dhe i sajon ato, pastaj me sensacione, por edhe lajmet taze, u botua edhe njoftimi mbi një botim të Institutit Albanologjik të Prishtinës, të vitit 1951, në origjinal, ku Kosova shënohet si Kosovë e Metohi, ashtu sikur quhej zyrtarisht në atë kohë. Këtë ribotim nga origjinali e ka quajtur skandaloz, kush tjetër, pos profesori “i gjithëdijshëm” universitar, Blerim Latifi, i cili ose nuk e di dhe nuk e ka mësuar kurrë metodologjinë e punës shkencore, ose mendon se Kosova qysh në vitin 1951 ka qenë Republikë.
Çdo kund në botë, ribotimi i origjinalit, prezantohet në origjinal, duke filluar nga ballina, në rastin konkret botim i vitit 1951. Kështu janë ribotuar te ne edhe “Visaret e Kombit” të vitit 1937, në Shkodër. Kjo është një praktikë shkencore e publikimeve të mbarë botës akademike, por ja që “akademcat” e kohës sonë, jo të gjithë, por ata që themelojnë edhe akademi private, tregojnë vetë, dijet dhe njohurit e tyre “shkencore”. Këta akademikë me grada, duket se kurrë nuk e kanë kuptuar atë shprehjen popullore të Drenicës, “Mos e vet se t kallxon vet”.
Ekspress: Skandaloze: Instituti Albanologjik riboton librin ku shkruan “Kosovë e Metohi”
Instituti Albanologjik së fundmi ka ribotuar një libër të vitit 1951 më këngë popullore shqiptare të Kosovës, por ajo që ka ngjallur reagim në publik është mënyra se si i janë referuar Republikës së Kosovës. Në kopertinën e librit është e shkruar “Kangë popullore shqiptare të Kosovës – Metohisë” duke iu referuar me terminologji serbe Republikës së Kosovës.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe profesori universitar, Blerim Latifi, duke thënë se kjo do të futet në Dosjen e pretendimeve të Kishës Ortodokse Serbe për eksterritorialitet kishtar në Kosovë….