Në përzgjedhjen e sivjetme nga mesi i personaliteteve myslimane më me ndikim, Qendra Mbretërore për Studime Islame dhe Strategjike, me seli në Jordani, Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, e ka radhitur në mesin e 500 myslimanëve më me ndikim në botën islame. Në njoftimin e Bashkësisë Islame të Kosovës theksohet se: “Ky vlerësim jubilar për myftiun e Republikës së Kosovës është një nder jo vetëm për Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame, si organizatën fetare më të madhe në vend, por edhe për Kosovën. Vlerësimet e këtilla, që janë rezultat i punës dhe angazhimit serioz në ndërtimin institucional të jetës fetare, në ndërtimin e urave ndërmjet komuniteteve tradicionale fetare, të shprehura veçmas në tolerancën fetare në vendin tonë dhe në angazhimin për mirëqenien e popullit në përgjithësi, duhet të prezantohen para botës myslimane.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …