Ushtria e Shqipërisë pritet të angazhohet për të siguruar kampin me refugjatë afganë të ngritur në Ferizaj, kështu ka deklaruar ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, që po zhvillohet në Bruksel. “Aktualisht vendi ynë ka pranuar rreth 2000 qytetarë afganë dhe zotimi i Qeverisë shqiptare është të mirëpresë rreth 4000 të tillë. Për më tepër, vetëm pak javë më parë, Forcat tona të Armatosura, dislokuan një kompani të Policisë Ushtarake të cilët do të japin kontributin e tyre për ruajtjen dhe sigurinë e kampit “Bonstil” në afërsi të Ferizajt, ku janë strehuar refugjatët afganë të pranuar në Kosovë”, tha ai. Ministri, Niko Peleshi ripërsëriti vendosmërinë e vendit tonë për zbatimin e zotimeve të marra në Samitin e Uellsit në vitin 2014, që konsistojnë në arritjen e nivelit 2% të buxhetit të mbrojtjes dhe 20% të këtij buxheti në investime, deri në vitin 2024.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …