Parlamenti Evropian ka marrë një qëndrim për vendimin e Gjykatës Kushtetuese polake, duke tejkaluar kompetencat e veta, tha sot zëvendës-ministri i Jashtëm polak, Pioter Vavrzik, një ditë para seancës plenare të Parlamentit Evropian që do të mbahet në Strasburg. Diplomati polak tha për mediet se kjo është një rezolutë jodetyruese. Parlamenti e vlerësoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese polake në fillim të tetorit, si një sulm ndaj vlerave dhe legjislacionit evropian, pasi e e konsideron Gjykatën Kushtetuese të Polonisë si të paligjshme Në këtë, organi i më i lartë i Varshavës ripohoi përparësinë e kushtetutës kombëtare mbi ligjin e BE-së dhe faktin se kompetencat e deleguara në Bashkimin Evropian zbatohen vetëm për legjislacionin më të ulët sesa ligji bazë. Parlamenti Evropian deklaroi në rezolutën e tij se Gjykata Kushtetuese polake është e paligjshme, jo e pavarur dhe e paaftë për të interpretuar kushtetutën polake. ( Magyar Nemzet)
