Edhe pse ka pasur lëvizje dhe largim të disa aktivistëve të degëve në Drenas, Ferizaj e Viti, Nisma për Kosovën thotë se po bëhet më e fortë. Ikjet nga këto degë i konsideron rirreshtime të individëve. “Nisma për Kosovën nuk është shuar as në Viti, as në Ferizaj dhe as në Drenas. Largimet nga këto degë janë lëvizje të individëve në kuadër të rirreshtimeve që janë duke ndodhur në skenën politike të Kosovës”, thuhet në reagimin e Nismës për Kosovën. “Procesi i zgjedhjeve të brendshme i cili do të kulmojë me mbajtjen e Kongresit të Parë Zgjedhor më 25 qershor 2016, do ta nxjerrë Nismën edhe më të fortë, thuhet më tej në komunikatë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …