Gjatë muajit shtator ka as rritje ndjeshme të çmimeve të prodhimeve ushqimore. Në tërësi, kjo rritje ka qenë afër 5 për qind por për disa prodhime, rritja e çmimit është kanë tepër e madhe. Vaji ushqimor është shtrenjtuar më së shumti – 28.2 për qind. Shefi i Divizionit të Statistikave të Çmimeve, Ibish Asllani ka deklaruar se “shtatori i vitit 2021 me shtatorin e vitit 2020, në këtë periudhë kohore norma e indeksit të çmimeve të konsumit është 4.9% në këtë periudhë kohore. Ngritjet më të larta janë vërejt te vajrat dhe yndyrat dhe kanë pasur ngritje 28.2%. Kryesisht përgjegjësit e vajrave dhe yndyrave thonë se arsye e ngritjes së çmimeve është se ka pasur ngritje të çmimeve te lënda e parë dhe disa faktorë të tjerë kanë ndikuar”. Po ashtu ngritje e çmimeve është vërejtur edhe te karburantet përkatësisht te derivatet e naftës dhe benzinës. Vërehet që është një ngritje e lehtë edhe e eksportit mirëpo e importit është 10 për qind dhe kjo ka bërë derivatet e naftës të rriten 10 për qind.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …