Mjekët kanë tërhequr vërejtjen se fëmijët mund të kenë probleme me shëndet mendor për shkak të pandemisë. Ata kanë thënë ndonëse virusi korona nuk ka prekur numër të madh fëmijësh, pandemia covid-19 ka dëmtuar shëndetin mendor të tyre. Mjekët kanë alarmuar se psikozat janë çrregullimi kryesor i shfaqur pas izolimit tek fëmijë 5 vjeç e lart. Psikologëve dhe psikiatërve për fëmijë u është trefishuar puna për shkak të kërkesave të prindërve për të trajtuar psikozat e fëmijëve. Ekspertët e shëndetit mendor nga Shqipëria, ju kanë bërë thirrje prindërve në Shqipëri që të vërejnë me kujdes çdo veprim të fëmijës së tyre, pasi nëse kapen në kohë këto çrregullime trajtohen me terapi dhe nëse neglizhohet situata e tyre rëndohet dhe duhet të kalojnë në trajtim me medikamente.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …