leoni

KOMF: Në Kosovë, 33 për qind e fëmijëve jetojnë në varfëri

KOMF: Në Kosovë, 33 për qind e fëmijëve jetojnë në varfëri

Donjeta Kelmendi, drejtoreshë e Koalicionit për Mbrojtjen e Fëmijëve thotë se  fëmijët me nevoja të veçanta nuk i realizojnë plotësisht të drejtat e tyre në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale. Duke u bazuar në të dhënat  zyrtare, gjithashtu thuhet se 10.7 për qind e fëmijëve në Kosovë janë të përfshirë në punë, përderisa 6.8 për qind e fëmijëve punojnë në kushte të rrezikshme. Kurse, 61.4 për qind e fëmijëve deri në moshën 14 vjeç kanë pësuar nga dhuna psikologjike dhe fizike. Rreth 1200 fëmijë janë pa përkujdesje prindërore, të strehuar te të afërmit, strehim familjar apo strehim rezidencial. Kosova nuk ka ligj për mbrojtjen e fëmijëve, edhe pse dihet nevoja e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, që pritet të miratohet nga Qeveria e Kosovës, e cila si përfaqësuese e organizatave për mbrojtjen e fëmijëve, ka dërguar edhe rekomandimet te kryeministri i Kosovës, për përcaktimin e buxhetit për Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, si dhe krijimin e grantit specifik për Shërbime Sociale . Ne e kemi parë të nevojshme që të dërgojmë rekomandime për parashikimin e buxhetit të nevojshëm për këtë projektligj te kryeministri, pasi që ne në Kosovë kemi shumë ligje të aprovuara, por mungon zbatimi i tyre në praktikë ka thënë mes tjerash Donjeta Kelmendi, drejtoreshë e Koalicionit për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …