Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, Në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se shqiptarët e Kosovës Lindore vazhdojnë të diskriminohen në Serbi. Deputeti Kamberi foli edhe për nismën “Ballkani i Hapur” për të cilën u shpreh se, pa pjesëmarrjen e të gjithë shteteve, Ballkani do të vazhdojë të mbetet një rajon i trazuar. “Shqiptarët janë të diskriminuar në sfera të ndryshme të jetës. Mohimi i integrimit të barabartë në institucionet e shtetit, përdorimit të lirë dhe zyrtarë të gjuhës në institucionet e shtetit, integrimit si një proces që fare nuk është zhvilluar, pavarësisht faktit se Serbia me tre programe dhe me tre marrëveshjet që ka me shqiptarët është zotuar se do ta kryejë këtë. Serbia, tha deputeti Kamberi, vazhdon t’i mohojë shqiptarëve të drejtën e përdorimit të simbolit kombëtar, ndërkohë që mban peng zhvillimin ekonomik të tre komunave, duke ndikuar në një shpopullim të qetë nga pjesa vitale e popullsisë shqiptare.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …