leoni

Gjatë kësaj jave në Gjykatën Speciale fillon gjykimi ndaj krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj

Sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, vazhdon gjykimi kundër krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj

Në seancat paraprake para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë, gjatë javës së  kaluar ka dëshmuar, Zenka Pumper që është dëshmitarja e parë e Zyrës së Prokurorit.  Dëshmia e saj nuk ka përfunduar dhe gjykimi do të vazhdojë sot.  Në shtator të viti  2020 hetueses së Prokurorisë, Pumper, Zyra i ishte kërkuar të shqyrtojë dokumentet që pretendohen të jenë sekuestruar në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës. Në OVL të UÇK-së kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorisë. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike. Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë, prejse edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …