KQZ

RKL: Humbësit e zgjedhjeve vendore, nuk kanë më kredibilitet për të qeverisur vendin

Ku treti elektorati i “guximtarëve” të listës së kryetares Vjosa Osmani dhe ministres, Donika Shvarc, ku degradoi Vetëvendosja aq e vetë bindur se është e para në Kosovë?

Zgjedhjet e 17 tetorit sollën shumë risi në lëvizjen e elektoratit të Kosovë, sollën madje edhe shumë befasi, që nuk i kishin pritur “paralajmëruesit e gjithë-ditur”, exit-pollet e paguara për mashtrim dhe disa nga  vetë kryesuesit e partive politike.

Rrallë kush kishte pritur, që në radhën e parë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, Vetëvendosja nuk do të fitonte asnjë, nga 37 komunat e Kosovës. Po ashtu pak kush kishte pritur që lista  e ashtuquajtur “Guxo”, nuk do të  fitonte në asnjë vendvotim.

E papritura tjetër, mjaft simptomatike, tash për tash një ekuacion  me shumë të panjohura, është edhe votimi i mërgatës, e cila në zgjedhjet e përgjithshme kryesisht votoi për Vetëvendosjen, të cilën tani, në masë  e ka braktisur.

Pse dhe si ndodhi kjo duhen bërë analiza më të hollësishme, sepse në zgjedhjet e përgjithshme ishte pikërisht mërgata, e cila ia mundësoi fitoren Vetëvendosjes, jo vetëm me përkrahje  të ndershme, morale, por në radhë të parë me atë financiare.

Ajo që quhet sot befasi, ka të bëjë në radhë të parë me grushtin që mori nga elektorati koalicioni aktual qeverisës në Vend: Vetëvendosje-Lista e quajtur “Guxo” tashmë e shkrirë dhe e avulluar.

Analizat e paanshme, të dhënat dhe dëshmitë që sjellë KQZ-ja, tani e kontrolluar nga Vjosa Osmani e Albin Kurti, të cilët kishin shkarkuar kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, edhe pse në mënyrë ligjore e kishte emëruar në atë post, ish kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, arrijmë në përfundim se gjatë këtyre shtatë-tetë muajve të qeverisjes së Vetëvendosjes, jo vetëm që nuk u mbajt asnjë premtim, por dolën në shesh edhe shumë të bëra e të pabëra të tjera të këtij koalicioni.

Po kështu në zgjedhjet vendore të 17 tetorit, tri partitë e opozitës, morën shumicën e komunave, të cilat pa mëdyshje se do t’ i fitojnë edhe në balotazh, në mos të gjitha, shumicën po se po.

Edhe nëse ndodh që në balotazh koalicioni qeveris të fitojë gjysmën e komunave, ajo është vetëm një çerek fitoreje, sepse diferenca mes fituesit e humbësit është tejet e ngushtë dhe nuk bëhet fjalë  për rritje të numrit të votuesve. Mjafton vetëm një votë më shumë të shpallet fituesi për të qeverisur një komunë.

Pak kush ka pritur që AAK-ja të mbajë komunat dhe të rrisë elektoratin, pas një rënie të papritur, që kishte pësuar në zgjedhjet e përgjithshme, por kjo parti në Therandë theu rekord edhe me votat e mërgatës, të cilat aq shumë i kishin munguar në zgjedhjet e përgjithshme.

Shihet qartë se elektorat i LDK-së, i cili kishte votuar, Vjosa Osmanin, dhe ajo krejt votat e fituara nga kjo parti, ajo në pazarin politik për të bashkë-qeverisur ia kishte dhuruar, Albin Kurtit, me kohë e ka kuptuar mashtrimin, që ia ka bërë Vjosa Osmani dhe iu kanë kthyer partisë mëmë, duke e forcuar atë në shumë komuna të vendit dhe duke e rritur në një masë elektoratin.

Me nga 22 për qind elektorat aktual, nëpër komunat e vendit, sa kanë tri partitë më të mëdha PDK-LDK dhe Vetëvendosjes e Lista Guxo, del në sipërfaqe proporcioni i vërtetë i fuqisë elektorale në vend.

Në këtë mes fitorja e AAK-së, duke përjashtuar Listën Serbe, e cila nuk paraqet gjendjen reale të zgjedhësve të këtij komuniteti në Kosovë,  pasi atë e ka nën kontroll regjimi në Serbi, është edhe një tregues tjetër se koalicioni qeveritar aktual, qeveris me besimin e një të pestës së elektoratit në vend.

Ky është një precedent, për një shoqëri demokratike, aq më precedent për një parti, e cila  pretendon të jetë e majtë, por, me as edhe një veprim të vetëm  të deritanishëm, nuk e ka treguar majtizmin, përkundrazi ka grumbulluara në qeveri milionerët, ka shkaktuar bordet e agjencive dhe ka zënë me punë vetëm militantët e partisë, duke bërë edhe më keq se partitë paraprake, të cilat i kishte kritikuar pikërisht për këto veprime.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …