Kryetari Haliti vizitoi ekipin mobil të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, ju bënë ftesë qytetarëve vitias të shfrytëzojnë këtë mundësi

Para Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, është vendosur ekipi mobil i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, i cili do të qëndroj në këtë komunë për edhe një muaj. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar këtë ekip dhe është njohur me mundësitë të cilët i ofron ajo falas për qytetarët e kësaj komune. Me këtë rast përfaqësuesit e kësaj ekipe, bënë me dije se ata do të qëndrojnë në Viti edhe për një muaj dhe potencuan se përmes saj qytetarët mund të marrin shërbime juridike pa pagesë në rast se kanë: probleme nga marrëdhënia familjare, çështje pronësore të pazgjidhura, probleme me marrëdhënie të punës, detyrimore, kërkesa administrative dhe të tjera. Me këtë rast kryetari Haliti, ju bënë thirrje qytetarëve vitias që kanë nevojë për shërbime të tilla ta shfrytëzojnë këtë mundësi pasi që po ofrohen falas për qytetarët. Përndryshe të gjithë ata që dëshirojnë të informohen më shumë rreth këtij shërbime pa pagesë mund të thërrasin në numrin e telefonit 0800 11 777 që është pa pagesë apo mund të vizitojnë ueb faqen zyrtare të Agjencisë ë www.anjf-rks.org

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …