Në seancat paraprake para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë, në lëndën e pretenduar penale kundër, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, edhe sot ka dëshmuar, Zenka Pumper që është dëshmitarja e parë e Zyrës së Prokurorit. Në shtator të vitit 2020 hetueses së Prokurorisë, Pumper, Zyra i kishte kërkuar të shqyrtojë dokumentet që pretendohen të jenë sekuestruar në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Pyetjet e mbrojtjes së Gucatit, avokatit Xhonatan Elistan Ris, lidhur me identitetin e një punonjësi të Zyrës janë zhvilluar në seancë të mbyllur, ndërsa marrja në pyetje ka vazhduar rreth pretendimeve të emërtuara si paketa 3, me dokumentet e dorëzuara në selinë e Organizatës së Veteranëve. Avokati, i ka përkujtuar dëshmitares se Paragrafi 30 i deklaratës, kishte emra dëshmitarësh, dëshmitarë të mundshëm, individë të tjerë, të përfshirë në paketën 3 që nuk ishin nxjerr publikisht në kuadër të hetimeve Zyrës. Po të ju pyesja për emrin e këtyre dëshmitarëve çfarë do të thoshit? Dëshmitarja kishte kërkuar sqarim pasi nuk e dinte se çka po donte avokati. Me këtë rast Prokurorja Boliçi ka kundërshtuar avokatin që zonja Pumper të tregojë emra dëshmitarëve.
