Është mbajt mbledhja e IV-të e rregullt e Asamblesë Komunale në Deçan

Është mbajt mbledhja e IV-të e rregullt e Asamblesë Komunale të Deçanit, për këtë mbledhje ishte propozua ky rend pune.

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

  2. Zëvendësimi i delegatit Albert Kurtulaj me delegatin e radhës, Shkelqim Berisha nga subjekti politik LDK dhe dhënia e betimit,

  3. Shqyrtimi i propozimit të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa për ndryshimin e Vendimit për të hyrat e bartura,

  4. Shqyrtimi i raportit analitik të shpenzimeve për tre mujorin e parë të vitit 2016,

  5. Plotësimi i Komitetit të Komuniteteve,

  6. Të ndryshme.

Posë këtyre pikave të rregullta të rendit të ditës nga asamblistët, në të ndryshme janë propozuar edhe disa pika për diskutim në këtë seancë ku ndër to ishin:

Diskutimi lidhur më zonimin e bjeshkëve dhe ndarjen e kufirit kadastral mes komunës së Deçanit dhe Junikut kjo kërkesë ka ardhur nga Asamblisti  Bilall Haderxhonaj,

Kërkesa e Imer Thaqit nga AAK të, ku komuna të merr obligim për heqjen e shpenzimeve për ceremonitë mortore në gjithë komunën e Deçanit.

Të shqyrtohet mundësia e nxjerrjes së një vendimi për mbylljen e lojërave të fatit në komunën e Deçanit,

Ramadan Tahiraj nga LDK-ja, ngriti si shqetësim ujërat e zeza në fshatin Strellc konkretisht në lagjen e Jusaj,  po ashtu dhe në disa lagje tjera.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar kryesuesi i asamblesë z.Jashar Dobraj, lexoi edhe deklaratën e betimit për asamblistin Shkelqim Berisha, i cili nga kjo seancë do te jetë pjesë e Asamblesë komunale në Deçan, duke zëvendësuar  asamblistin Albert Kurtulaj.

Në pikën e radhës  të rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin  e propozimit të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa për ndryshimin e Vendimit për të hyrat e bartura, drejtori i këtij dikasteri Agron Demukaj, dha sqarimet e duhura lidhur më këtë pikë të rendit të ditës për të vazhduar më pikën e radhës lidhur më Shqyrtimin e raportit analitik të shpenzimeve për tre mujorin e parë të vitit 2016 edhe për këtë pikë të rendit të ditës, Demukaj vazhdoi duke dhënë raport para delegatëve lidhur më shpenzimet për tre mujorin  e parë të vitit 2016, mbase kjo pikë e rendit të ditës nuk miratohet, vetëm sillet raporti për transparencë, nga asamblistët janë dhënë rekomandime, që ekzekutivi  komunal të jetë edhe më i kujdesshëm në shpenzimin e parasë publike dhe nga këtu është nxjerrë një komision që të vendosni për ndarjen e subvencioneve.

Ky komision miks në përbërje prej 5 anëtarëve ka këtë përbërje

  1. Enver Likaj –AAK

  2. Fatmir Kurmehaj-LDK

  3. Merita Binakaj-PDK

  4. Agron Demukaj –Drejtor për Buxhet dhe Financa dhe

  5. Një anëtar nga KVRL-ja që do të plotësohet më emër në javën e parë të muajit Maj

Në të ndryshëm kryesuesi i Asamblesë komunale z.Jashar Dobraj tha se duhet të iniciohet proceduar e draft rregullores për transparencë komunale që ti nënshtrohet proceduarve  për çka mori edhe miratimin e asamblistëve.

Për të gjitha pyetjet parlamentare u dhanë edhe përgjigjet e duhura nga  zyrtarët kompetent. Në kërkesën e parashtruar nga asamblisti Imer Thaqi, lidhur me heqjen e shpenzimeve për ceremonitë mortore, kërkesë e cila është përkrahur nga të gjithë asamblistët, mbetët që kjo kërkesë të  trajtohet në rregulloren për subvencione dhe të diskutohet në seancën e radhës të asamblesë komunale.

Në pyetjen parlamentare  lidhur  më inicimin e proceduarve për mbylljen e lojërave të fatit, drejtori i Inspeksionit z.Halil Tolaj tha se për fat të keq ligji ka mbet në mëshirë të fatit sa i përket lojërave të fatit dhe basteve sportive.

Ne si institucion Komunal në  Prill të vitit 2014, kemi thirr takim të jashtëzakonshëm të organit më të lartë  KKSB-së, me kërkesë të qytetarëve  bashkë më kryetarin e komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, kemi nxjerr një vendim për mbylljen e këtyre lojërave të fatit në bazë të ligjit por fatkeqësisht kjo ka rezultuar pa sukses më vet faktin se zyrtaret e lartë nuk kanë kryer detyrën si duhet ndërsa ne si inspeksion  nuk kemi hasë në mbështetje për të arritur një rezultat të kënaqshëm. Ne si komunë nga viti 2014 nuk kemi lëshuar asnjë pëlqim për hapje të reja, apo lejim të punës së kësaj veprimtarie,  që i bije se asnjë nga këto baste dhe lojëra të fatit që janë në komunën e Deçanit, nuk posedojnë leje nga komuna, të gjitha lejet i marrin nga ministria përkatëse.

Ne si drejtori e Inspeksionit në javën e parë të muajit Maj, në konsultim me kryetarin e komunës së Deçanit do ti bëjmë kërkesë njësitit të Krimeve Ekonomike, që  sa më parë të jetë e mundur të ndërmarrin diçka në këtë drejtim, të respektohet ligji siç është i paraparë, ne jemi të pa fuqishëm në ketë drejtim me vetë faktin se ligji nuk na lejon te mbyllim asnjë nga to, por të shfrytëzojmë edhe një herë  të vetmen rrugë që ka mbetur, ti bëjmë kërkesë njësive të Krimeve Ekonomike që të bëjnë një kontroll dhe të verifikojnë të gjitha bastet dhe lojërat e fatit.

Edhe për pyetjet tjera parlamentare janë dhënë sqarimet e duhura.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …