leoni

Dastid Pallaska

Dastid Pallaska: Kur rrena shitet lirë, krejt çmimet tjera shtrenjtohen

Avokati,  Dastid Pallaska, ka reaguar pas rritjes së çmimeve në shumë produkte ushqimore bazë në Kosovë. Ai ka  deklaruar  se çmimet shtrenëjtohen kur rrena shitet lirë. Ekonomia në kohën e Albinit  ka shkruar Pallaska. Kryeministri Albin Kurti, rritjen e çmimeve e ka lidhur me zhvillimet në sferën e ekonomisë në vendet e tjera nga të cilat Kosova importon. Sipas tij fakti që ka më shumë import të mallrave sesa eksport e bën ekonominë e vendit më të  ndikuar nga ndryshimet në vendet e jashtme. Sipas Agjencionit të Statistikave të Kosovës, aktualisht çmimet e produkteve bazë në Kosovë janë rritur tejmase. Gjatë ditës së sotme çmimi për një bukë ka shkuar në 50 cent, ndërsa edhe produktet e tjera si vaji, sheqeri e mielli janë rritur. Gjithashtu, rritje kanë pësuar edhe produktet e mishit dhe të qumështit, ndërsa qeveria e Kosovës deri më tani nuk është deklaruar rreth kësaj çështjeje.

 

 

Kurti në vitin 2014: Kur të qeverisim ne do të lirohen buka, sheqeri, qumështi e vaji

 

Albin Kurti, në një paraqitje televizive në Kohavizion në vitin 2014 kishte shpalosur detajet e programit qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje, ku kishte thënë se me ardhjen e partisë së tij në qeverisje, çmimet e produkteve elementare ushqimore si buka, sheqeri, qumështi dhe vaji do të ulen konsiderueshëm, ndërsa lluksi do të shtrenjtohej.

Kurti asokohe thoshte që produktet të cilat janë nevojë elementare do t’iu hiqet TVSH-ja, ndërsa “lluksit” do t’i rritej TVSH-ja, “Albanianpost”.

“TVSH bëhet zero për gjërat elementare ushqimore. Buka me Lëvizjen Vetëvendosje në qeverisje nga 36 cent, që është mesatarja për çmimet e muajit shkurt për vitin 2014, bëhet 31 cent. Sheqeri nga 72 cent kilogrami bëhet 62 cent. Qumështi nga 91 cent mesatarisht bëhet në 78 cent. Vaji nga 1 euro e 23 cent, bëhet në 1 euro 6 cent. Sepse ne duam që nevojave elementare t’ua heqim TVSH-në dhe t’i lirojmë, ndërsa lluksi që i korrespodon regjistrit të dëshirave, të shtrenjtohet”, deklaronte Kurti.

Gjithashtu, rritje kanë pësuar edhe produktet e mishit dhe të qumështit, ndërsa qeveria e Kosovës deri më tani nuk është deklaruar rreth kësaj çështjeje. ( Epoka e re)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …