Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot fillon procesi i numërimit të votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta për zgjedhjet lokale që u mbajtën më 17 tetor 2021, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ai ka saktësuar me këtë rast se numërimi i votave do të fillojë sot në orën 11:00. Në QNR ka përfunduar numërimi i votave jashtë Kosovës, të cilat janë dërguar përmes postës në adresë të KQZ-së gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor.
