Drejtori i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia, David Phillips, thotë se Kosova duhet të kërkojë të drejta për shqiptarët e Preshevës siç kanë serbët në Kosovë. Nga Brukseli po presin që Kosova të gjejë sa më parë ndonjë modalitet për zbatimin e Marrëveshjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Qeveria aktuale e sheh Asociacionin si lëvizje të dëmshme për vendin, dhe ngjashëm mendon edhe David Phillips, i cili tërheq një paralele mes gjendjes së serbëve në Kosovë dhe pakicës shqiptare në Serbi. “Asociacioni është i tepërt. Kushtetuta e Kosovës parasheh një seri masash në mbrojtjen dhe promovimin e pakicave, të cilat po ashtu mbrohen nga parimet e Ahtisaarit. “Nëse Kosova ecën para me Marrëveshjen e Asociacionit ndaj së cilës është e obliguar, duhet të bëhet në simetri me trajtimin që Serbia i bënë pakicës shqiptare në Preshevë”. Filips saktëson se Asociacioni do të krijonte ndarje të mëdha në veri të vendit dhe do të minonte sovranitetin e vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …