Ministria e Jashtme e Turqisë, reagon pas paralajmërimit të Kosovës për hapjen e ambasadës në Izrael

Ambasadorët e dhjetë vendeve, në Turqi, tërhiqen nga një deklaratë në mbrojtje të puçistit turk, Osman Kavalla

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i cili kishte urdhëruar që ambasadorët e dhjetë vendeve, ku përfshiheshin edhe Amerika e Gjermania të shpallen “persona non grata”, pasi e kërkuan lirimin e një të akuzuari për pjesëmarrje në puçin ushtarak para pesë viteve në Turqi. Pasi Erdogan u dha urdhër me afat të caktuar, ambasadorët  lëshuan pe dhe u tërhoqën nga deklarata duke pranuar se ishin ngutur. “Qëllimi ynë kurrë nuk është që të krijojmë kriza, është që t’i mbrojmë të drejtat, ligjet, ta nderojmë sovranitetin e vendit tonë”, tha Erdogani në një fjalim të transmetuar në televizion pas një takimi të kabinetit qeveritar.

“Me një deklaratë të re të bërë nga ambasadat e njëjta sot, është bërë një hap prapa nga kjo shpifje kundër vendit dhe kombit tonë. Besoj se këta ambasadorë do të jenë më të kujdesshëm në deklaratat e tyre sa u përket të drejtave sovrane të Turqisë”, shtoi ai. Pas mbledhjes së qeverisë turke të hënën, disa ambasada dolën me nga një deklaratë të shkurtër. Ambasada e Shteteve të Bashkuara shkroi: “Shtetet e Bashkuara theksojnë se e vazhdojnë pajtueshmërinë me Nenin 41 të Konventës së Vjenës për Raporte Diplomatike”. Ambasadat tjera publikuan mesazhe të ngjashme ose e ripublikuan postimin e ambasadës amerikane.

Disa jugo-medie në raportojnë se gjoja Turqia është tërhequr nga urdhri për shpalljen non grata të ambasadorëve të dhjetë vendeve, të cilat edhe tani përkrahin puçin e dështuar ushtarak në Turqi, pesë vjet më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …