Faton Klinaku

Faton Klinaku: Zyra e Prokurorit në Hagë, në rastin e krerëve të OVL UÇK-së, është munduar t’i përpunojë dëshmitarët

Faton Klinaku, sekretar i OVL UÇK-së, ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në rastin e krerëve të OVL UÇK-së, është munduar që t’i përpunojë dëshmitarët por nuk ia ka arritur që ta bëjë këtë. “Thjesht, qysh thuhet në popull “ kanë hyrë e kanë mbetur brenda”, ka shkruar Klinaku. Ndërkaq, ka thënë se sa i përket asaj që u dëshmua se e ka thyer derën dhe brenda në zyret e OVL UÇK-së ishte situatë e nxehtë, Klinaku ka shkruar: “siç tha dëshmitarja Zdenka Pumper se z.Klinaku ishte i irrituar me mua, punë e madhe që e kam thyer derën tonë, e qe besa në ato raste e kisha thyer edhe derën e tyre, dhe nuk ia kam shtri qafen askujt”.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …