Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti në lidhje me arrestimin e Afrim Toverlanit. Ahmeti thotë se nuk ka pasur ballafaqim fizik me Toverlanin pasi nuk ka qenë në shtëpi në momentin kur ka ardhur ai. Tovërlani vetë e ka thirrur Policinë, e cila më pas e ka arrestuar. “Ka qenë mbrëmë të shtëpia ime kur nuk kam qenë unë dhe e ka thirr vetë policinë. Nuk ndihem as i kërcënuar e as i rrezikuar nga Afrimi edhe pse vizitat e vona në shtëpi kur nuk jam prezent dhe me fëmijë të mitur prezent nuk janë të mirëseardhura. Mirëpo, nuk ka pas as fjalosje e as ndonjë fjalë të rëndë me fëmijët dhe familjen”. “Shpresoj që këtë incident Afrimi ta sqaroj e kaloj sa më lehtë me organet e rendit. Duke e pas mik qe një kohë të gjatë nuk besoj që ka pas qëllim të sulmit apo kërcënimit”, ka shkruar Ahmeti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …