Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tashmë ka hartuar një formulë konkrete, ku përveç kuotës së ndarë mes partive opozitare që parashihet të kenë një listë bashkë me shoqërinë civile, kanë diskutuar edhe për ndarjen e posteve. Sipas dokumentit që e ka hartuar AAK-ja, Vetëvendosje mund të zgjedh mes bartësit të listës apo mandatarit të Qeverisë. Bartësi i listës është kandidat për kryetar të Kuvendit, i cili i takon njërës prej dy partive politike, Vetëvendosjes ose AAK-së. I dyti në listë është mandatar për formimin e Qeverisë dhe i takon asaj partie që nuk e ka bartësin e listës, Vetëvendosjes ose AAK-së. Sipas propozimit të AAK-së, kuotat e listës zgjedhore do të jenë 40 vende për Vetëvendosjen, 40 për AAK-në, Nisma t’i ketë 20, ndërsa Shoqëria Civile 10. AAK-ja i ka renditur edhe parimet mbi të cilat synojnë të udhëheqin.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …