Albulena Haxhiu: Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për lirimin nga puna të grave shtatëzëna nga institicionet publike edhe ato private

Qeveria rritë pagat për disa kategori sociale gjatë garës së balotazh, meqë Vetëvendosja edne nuk ka fituar në asnjë komunë

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, pikërisht në kohën e zgjedhjeve për balotazh, është miratuar propozimi i ministrit të Financave, Punёs dhe Transfereve, Hekuran Murati, për ndarjen e mjeteve financiare pёr mbështetjen e përfituesve nga skemat sociale dhe pensionale. Me anё tё kёtij vendimi, përfituesit e skemave pensionale nё muajin nëntor do tё përfitojnë nga 100 euro shtesё mbi pensionin e rregullt dhe shtesёn aktuale. Ndërkaq, përfituesit e skemave sociale nё muajt nёntor dhe dhjetor do tё pёrfitojnё dyfishin e pagesës sё rregullt dhe shtesёs aktuale. Vlera për përfituesit e skemave sociale dhe pensionale arrin shumën e mbi 36 milionë eurove.  Ky vendim i Qeverisë u mor pikërisht në kohën e zgjedhjeve, me qëllim që Vetëvendosja  të përfitojë elektorat për balotazh, pasi ende nuk ka fituar asnjë komunë, ndërsa në balotazh do të përballet në disa konmuna të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …