Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bën të ditur se në 24 orët e fundit, në nivel vendi, nga 2 mijë e 95 testime, 22 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin corona. Gjatë kësaj periudhe kohore është shënuar 1 rast i vdekjes me këtë virus. Sot janë shëruar 20 të infektuar derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve prej fillimit të pandemisë, një vit e gjysmë më parë, e deri tani ka arritur në 157 mijë e 276. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive ka zbritur në 428 të infektuar aktualë.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …