Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley, konfirmoi se Kina ka testuar një armë hipersonike në fillim të këtij viti dhe tha se prova ka qenë shumë pranë një “momenti Sputnik” për ushtrinë e Shteteve të Bashkuara. Duke folur në një intervistë për televizionin Bloomberg, Milley tha se bëhet fjalë për një “ngjarje shumë të rëndësishme teknologjike”, e cila ka “gjithë vëmendjen” e SHBA-së. “Nuk e di nëse është një moment i Sputnik-ut, por mendoj se është shumë afër kësaj”, tha Milley. Lëshimi i satelitit të parë në botë Sputnik nga Bashkimi Sovjetik, në vitin 1957, ka tërhequr vëmendje të madhe dhe ka rritur frikën e SHBA-së se po mbetej prapa në aspektin e teknologjisë.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …