Shaqir Totaj

Shaqir Totaj akuzoi Mytaher Haskukën për keq menaxhim të financave publike në komunën e Prizrenit

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka akuzuar kryetarin e komunës, Mytaher Haskukën nga Vetëvendosja duke saktësuar se  një poç elektrik 50 vat e ka blerë  me 300 euro. “Po e përmend një çështje shumë serioze e që është menaxhimi jo adekuat. Keqmenaxhimi i financave publike. Kemi pasur diku afër 30 milionë euro suficit buxhetor për katër vjet”, tha Totaj për mediet. Në kontekst të kësaj një rast po ua tregoj si më specifik. E pashë një kontratë para disa ditësh. Në atë kontratë vërehet se çmimi i një poçi elektrik 50 vat ka qenë 300 euro”, shtoi ai. Këtë kontratë e ka nënshkruar Haskuka para se ta nënshkruante menaxheri i prokurimit që po ashtu nuk është në harmoni me procedurat standarde”, theksoi Totaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …