Sefer Muzlijaj: KULLA DYLBI- E KAPEDANIT, RAMË ALISË - I

Sefer Muzlijaj: KULLA DYLBI – E KAPEDAN, RAMË ALISË – I

ËSHTË PRIVLEGJË TË SHKRUASH PËR :
TRE -DËSHMORËT-HERONJË TË KOMBIT
NGA FSHATI UÇË,
BAJRAM GASHIN, RAMË ALINË (MUZLIJAJ)
“”””””””””””””””””””””” “”””””””””””””””” “””””””””””””
DHE TË BIRIN E TI SALI RAMËN
“””””””””””””””””””””””” “”””””””””””””””””
(e posaqërisht më rastin e 76- vjetorit të rënjes
se tyre -ku më 8. shkurt .1945 ranë që të mbesin të pavdekshëm në përjetësi…..)
(1)

Si çdo pëllembë e gjeografisë shqipëtare,  edhe fshati UÇË me rrethinë është fragment në vete;është një gurë i çmuar në mozaikun e historisë sonë Kombëtare.
Sa herë u kërkua ti dilej zot kësajë toke edhe këtu u gjëndën njerëz të gatshëm, të devotshëm , trima, që vdekjen e bënë si me le.
Ideali për atdhedashurinë e tyre ishte thell i ngulitur në gjene nga tradita e stërgjyshërve , që përherë grykëhollën e kishin për armikun, e sofrën, fjalën e urtë,  mikpritjen për mikun.
Ky zingjir nuk u shkëput asnjë kohë e asnjë stinë;gjërë në luftën e fundit të UÇK-ës.
Mbiu , dhe nëse i duhet Atdheut prap do të mbijë!
***
Uça me rrethinë pjesa veri- lindore e Podgurit
ishte një urëlidhëse ndërmjet Podgurit-Dugagjinit të përgjakur e Drenicës së kuqe Heroike.

Vet etimologjia toponimistike e fsh.Uçë
është një me Ulqinin(Ulcinium), që domethënjen e ka ULK, UJK , UK.
Të mendohet pak më thell nuk del krejt rastësi dalja në skenë e këtyre Tre Heronjve:
Bajram Gashit, Ramë Alisë dhe të birit Sali Ramës:
-Mbamendja për qendresën dhe tragjikën e popullit ndër shekuj,
qendresën dhe tragjikën edhe në këtë anë që shpesh njihet si:Mbivadë, e lemërtohej si GAsh(kompleksi i Gashit), po edhe më afër, nga qendresa dhe tragjikja e paraardhësve e të afërme të tyre.
******
Figufra e BAJRAM GASHIT
“”””””””””””””
Bajram Gashi ishte një tribun, ideolog;-emblemë e përmasave Kombëtare. I lindur në vitin 1909- në fsh. Uçë të komunës së Isëtogut.Pasi që familja e tij në vitin 1918-et ishte shpërngulur në Shën vlash të Durësit, Bajram Gashi
shkollën fillore e kreu në Krumë të Hasit, gjimnazin në Shkodër.U emrua si mësues në rrethin e Krujës.Në vitët 1936-38 në Romë kreu Akademinë ushtarake.
Prap vazhdoi të kryej misionin e mësuesit gjërë në vitin 1941- kur kthehet në Kosovë që të ndihmojë çlirimin e Kosovës nga Serbo-Malazezët dhe Jugosllavia që dhunshëm e mbante nën sundimin e sajë. Target i tyre ishte bashkimi i Shqipërisë etnike
(natyrale).
Babai i ti dhe tre axhallarët:Sali Idrizi(babai), Nezir Idrizi, Avdyl Idrizi dhe Beqir Idrizi, (axhallarët)- të gjithë ishin luftëtarë të lëvizjes nacionale , në çetat kaqake që për atë rrethinë drejtoheshin nga Beqir Rexha (Balaj-Uças)me vendbanimë në fsh.Kërninë,  Ku pas vdekjes së Shaqir Smakës çetat kaqake drejtoheshin nga Azem Bejta gjërë në rënjen e tij në vitin 1924-ër. Dajët i kishte në Syriganë familjen Loshi , e mu daja i tij ishte Muzli Mula i cili ra në betejë më partizano qetnikët në mbrojtje të Jeni Pazarit.
Dajët e babait dhe axhallarëve i kishte në Prekazin historik familjen e Ahmet Delisë.
Kjo ishte një gjenealogji e shkurtër që shpjegon se emblema Bajram Gashi s’ishte krejt e rastësishme.
***
Historia e popullit Shqipëtar dihet si kaloi,  posaqërisht në dy shekujt e fundit ku nën perandorinë osmane pas dobësimit të sajë qysh nga kriza lindore si i”s’muri i Bosforit” , kur shtetët e fuqishme Europiane shpesh popullin shqiptar e vunë në shtratin e Prokrustit, dhe me prerje kirurgjik t’kurrën teritoritoret shqiptare,  ku në vitët 1876/7/8i dhuruan Serbisë mbi 720 vendbanime të sangjakut të Nishit dhe Serbët bënë për kohë të shkurtër spastrimin etnik të gjithë atij teritori :shpërnguljen e shqipëtarëve më mënyrat më ç’njrëzore:vrasje , shpërngulje më makabre; ku nga ajo dhunë e tmershme bëri që familje të tëra të shpërngulën nga trojet e veta , lanë edhe fëmijë në djep nga gjithë ato ofenziva të tmershme Serbe dhe u drejtuan nga Kosova, Shqipëria , Turqia…
Para kësajë teritoret nga Sangjaku i Nishit nën perandorinë Osmane.Serbia nuk i kishte teritor mbrenda Serbisë.
Po nga vitët 1876/7/8- ndryshoi gjithëçka sa i përket teritoreve Shqiptare.Perandoria Osmane edhe pse ishte dobësuar , aminoi t’kurrjen e teritoreve shqiptare në dobi të Serbisë , Malit të Zi..

Kishte organizime, qendresa nga Shqipëtarët por fuqia ishte të palët e tjera.
Në vitin 1878- u mlodhën në Prizren udhëheqësit shqiptarë zatën nga të gjitha anët , për një organizim gjithë shqiptar, që mos të pranohën si fakte të kryera .
Ishte po në atë vit Kongresi i Berlinit ku teritoret shqiptare u vunë në tavolinat kirurgjike.
Gjithëçka në prerje cezarike për NE.
Mu për atë, Shqiptarët u organizuan mirë dhe zatën për të parën herë me Lidhjen e Prizrenit shpallën shtetin e tyre, formuan të gjitha organët që mund të funkësionojë si shtet.
“”””””””
Dikund në literaturë kam lexuar se , pasi nga një pashallëk , nga perandoria osmane u organizuan katër pesë pashallëqe.
E kur u mblodhën në kuvendin e Prizrenit , perandoria si delegat për kuvendin , lidhjen e Prizrenit kishte edhe nga bejlerët që ishin pro osman.Dhe shpjegohet se u lejua pa problem mbajtja e kuvendit duke e pasur si të sigurt se pala pro osmane do ngadhnjej.Por Abdyl Frasheri me ca figura të tjera i mundën pro osmanet dhe krijuan një organizim tamam shtetëror.
Ku jetë pat nga 1878 deri në vitin 1881 kur u çorganizua, u burgosën krerët , disa kaluan në Mal të Zi por edhe atje u gjendën dhe u prangosën dhe disa edhe u ekzekutuan.Kështu u shua organizimi më i mirëfillt për një shtet Shqiptar.
****
Qendresa Shqiptare s’pushoi asnjëherë!
Edhe pse u vendos gjithëçka nga fqinjët, Rusia cariste, po edhe Europa shtrigë që gjithëherë  vunë në shtratin e Prokrustit çështjen Shqiptare.Edhe perandoria Osmane
edhe pse më se kishte fuqinë si më parë , por e keqja është që duke menduar të shpetojë sadopak , nuk e kishte problem që tokat shqiptare ti tregëtonte me fqinjët e shqiptarëve dhe ti aminonte konkluzat e fuqive që prenin teritorin shqiptar , si të ishte një plaf i pa vlerë.
Paqa e Shën Stefanit, kongresi i Berlinit e më vonë erdhën edhe konferenca të tjera ku targeti kryesor ishte cungimi, zhdukja e shtetit Shqiptar.
Kryengritjet shqiptare s’pushuan asnjëherë
Viti 1910/11/12-et ishin beteja të fuqishme shqiptare gjërsa në vitin 1912 pas çlirimit të Beranës Jeni Pazarit , Mitrovicës, Ferizajit , Kaqanikut në gusht u futën dhe çliruan dhe Shkupin ku mendohej aty të shpallej Pavarësia e Shqipërisë.Kur u vërejtën këto se Shqiptarët po i realizojnë aspiratat e tyre popujt fqinjë që gjithëherë ishin për fshirjen nga dheu të Shqipërisë, kah fundi i vitit 1912 dhe fillimi i vitit 1913-et .bënë një pakt Serbia Mali i ZI,  Greqia, Bullgaria, kinse për shpartallimin e perandorisë Osmane, dhe filloj lufta e parë Ballkanike në fund viti 1912 ! kur filloi edhe Konferenca e Londrës fundi i vitit 12-et e fillimi i vitit 1913.
Qëllimi i aleancës ballkanike nuk ishte qëllim i shkatrrimit të perandorisë osmane kur qëllimi kryesor ishte marrja dhe ndarja e teritoreve shqiptare.
“”””””””””””””””””
Më 28.11.1912 ! shpallët Pavarësia e Shqipërisë.
Hasan Prishtina nuk ishte i pranishëm në shpalljen e Pavarësisë se Kosovës.
Ishte i marrur peng në Kalimegdan në Beograd bashkë me disa patriot tjerë. Sipas studiusve , historianëve nuk u muar rastësisht peng;Mu pse duhej të kryheshin ca korixhime të

kufinjëve Shqipëtar në dobi të Serbve, Malazezve, Grekve nëpër mbledhjet e aleatëve e fqinjëve që iu kishin premtuar të përmendurve teritoret shqipëtare.
E posaqërisht ishte Konferenca e Londrës e mbajtur nga fundi i vitit 1912 dhe fillimi i vitit , 1913-et!, ku Hasan Prishtina duhej të ishte peng që mos t’mun mirrte pjesë si i deleguar në atë konferencë .Do të pa kurriz thonë se Hasan Prishtina s’ishte i zënë peng po ishte në Stamboll.Një e pavertetë e madhe.
***
Në delegacionin në konferencën e Londrës 1912/13-të ishte Isa Boletini.
Mbahet mend për bisedat e tij në Europë:
“Nuk i pranoj këta kufij që i vendosi Konferenca e Londres për Shqipërinë”!

“Nuk kam ardhë këtu me kërkue Mitrovicën, po
çdo pëllëmbë toke Shqiptare”! në Konferencën e Londrës.
nva libri :Shqiptarët për shtet kombëtar, pr.dr.Hakif Bajrami ,  ribotim në vitin 2018-et.
Është mirë të bëhet një krahasim i para një shekulli e më tepër më sot!
****
Hasan Prishtina kishte blerë edhe shtëpi në Selanik.Thuhet se pronën e kishte blerë me qëllim , se nëse s’mund të shpallej Pavarësia në Shkup, atëherë në Selanik do shpallej, dhe Selaniku që ishte një pikë strategjike dhe simbolikë e teritoreve shqipëtare.Dhe kështu Selaniku të ishte Kryeqytet i Shqiptarëve.
Nuk u mundësua as Shkupi, as Manastiri, as Selaniku. Po erdhi Vlora ku do shpallej Pavarësia e Shqipërisë me 28. nëntor 1912-et.

            “””””””””
Tamam thuhet se Konf.e Londrës filloj me 17.12.1912-et, vazhdoi në fillim viti 1913-et, ku u kryen pazare të mëdha mbi tokat shqipëtare , ku ato plagë janë të hapura edhe sot.
Europa kinse e demokratizuar edhe sot është zatën në të njejtat valë.
A.Rajs në vitin 1912- et shkruante çfarë thuhej nga Serbët , Malazeët e tjerët:”Shqipëtarët musliman duhej asgjësuar, e ata të konfesionit katolik duhej konvertuar” Kjo ishte marrë nga dokumenti CPBK-12- i cenzuruar si top sekret dokument ishte i vitit 1912-et.
Këto ishin para më shumë se një shekull.
Këso planesh vazhdojnë edhe sot….

Hasan Prishtina ishte që të shpallej Pavarësia e katër vilajeteve të Shqipërisë në SHKUP.
Po rrethanat e jashtme po besa edhe të brendshme evoluan….dhe iku shansi.
Viti 1912- ishte kobëzi kur Serbia pushtoi Kosovën dhe u futën edhe në teritoret e Shqipërisë bregdetare-Londineze.Shqipëtarët se ndalën asnjëherë qendresën, edhe në këto vite.Fundi i vitit 1912 e fillimi i viteve 1913! Lufta e Parë Ballkanike.Kur për herë të parë qendresën shqiptarët e filluan në Merdare. Pasoj një konferenë famëkeqe:konferanca e Londrës .
Serbët, Malazezët Bullgarët e Grekët kinse organizuan luftën kundër perandorisë Osmane në Luftën e parë ballkanike ;e verteta ishte që t’i gllabronin tokat Shqipëtare duke shfrytëzuar dobësimin e perandorisë osmane e cila falte teritore shqipëtare duke menduar se po e shpëtonte vetën.Sa prapaskena u luajtën më popullin e teritoret shqiptare mu pse ishte dhe është një pikë nevralgjikë një pozitë gjeo politike e gjeostrategjike ku ndante lindjen nga perëndimi.Konferenca e Londrës ishte mjaft fatkeqe për Shqiptarët edhe pse lanë një Shqipëri viable me një teritor mjaft të vogël vetëm sa për tu emruar si një nukleus.

Europianët deklaronin hapur se:”Po e sakrifikojmë Shqipërinë për hirë të balancës dhe ruajtjes së paqes”-Eduard Grei …
Edhe pse vetëm zatën pas një viti fillloj i Lufta e Parë Botërore
Gjat u ruajt balanca në Europë!!…
Po e keqja se edhe sot bukur shumë antenat në valët zatën të njëjta edhe nga shtete Europiane.Kjo të flet nëse merr vesh pak nga diplomacia dhe Historia se Trojet Shqiptare janë një aset i rëndësishëm në qendër ballkani e Europe;urëlidhëse ndërmjet lindjes Aziatike dhe Perëndimit.Pozitë e rëndësishme gjeopolitike e gjeostrategjike.Është e çuditshme se disa profesionistë tanë thonë se ne s’jemi diçka e rëndësishme,  me një teritor të vogël në krahasim me të tjerët.
“Në ato vite 1912/13-et edhe Austrohungaria kinse mike!- bashkë me Rusinë ishin ato që bënë tregti me trojet Shqiptare në dobi të Serbve”.Këto dy shtete sollën harta që teritorët Shqiptare ishin prerë me skallpell në Konferencën e Londrës në dobi të Serbisë….E për Shqiptarët ishin vizatuar harta vetëm ku ishte ndonjë knetë me mushkonja.Këto dy shtete bindën Francën dhe Anglinë
Dukej edhe Turqia nuk ishte e gatshme të pranojë Shqipërinë Etnike.Bëri marrëveshje me Rusinë e Austro Hungarinë deri me ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri në vitin 1914-et.”

             ****
“Fshatëra të tëra po shkatrrohën,
shtëpi të tëra të mbuluara me kashtë po digjën!,
u ngjanë netëve të zjarreve në Bengall…”
nga :”Radniqke novine”, 1912

“Me 10 .tetor .1912-në tregjet e Prishtinës, Pejës, Prizrenit dhe Shkupit me një
lirë ari mund të bliheshin 82 Fesa, e pas 20 Nëntorit 1912 në të njëjtat tregje një Fes kushtonte 82 Lira ari.Kjo ndryshoi sepse ndryshuan rrethanat mu pse pas kësajë filloi një ofensivë e paparë nga ushtritë e Aleancës Ballkanike me oficer e instruktor Europian.
Këdo që e gjenin në rrugë, shtëpi këdo që kishte Plis mbi Kokë pa gjygj aty për aty e vrisnin ose për mos t’i hargjuar pëlumbat e therrnin me BAJONETË” !
***************

   Arqibad Rajs, korespondent europian i Luftës Ballkanike, 1912/13.

(është për t’u përmendur se Rajs vinte nga Europa, ishtë dhëndërr i Serbve dhe
me predizpozita pro/:Serbe, por mbas një kohe kur pa se ç’farë masakrash bëheshin nga ta mbi Shqiptarët- ndërroj shpirtërisht dhe pastaj nga pro-Serb u shndërrua , pro-Shqiptar dhe shkroi të gjitha mizoritë e kryera nga Serbët mbi Shqiptarë./
“””””””””””””””””””””

Janë interesante shkrimet e social demokratëve Serb, si Novakoviq i cili shkruante:
‘”””””””””‘”””””””””””””””
“…Shkelja e ushtrisë Serbe është përpjekje e imperializmit Serb për të zaptuar limanet e Shkodrës, Durësit , Shëngjinit.Qëllimi ishte të kthehej Perandoria e Car Dushanit e Mesjetës (simbolikisht si vazhdimësi).Krejt këto u bënë kinse në bazën e drejtësisë historike…”
“…Ama në bazë kësajë logjike atëherë Italia,  Franca , Greqia , Turqia mund të kërkojshin bile disa t’i marrin para Serbve.
Franca mund të kërkonte edhe Moskën se qyshe 1812 aty kishte mbërriNAPOLEONI.pastaj Gjermania mund të kërkonte Francën se mu nëVersaj )Versalle) me 1871 ishte bë bashkimi i Gjermanis në vitin 1871.(Oto Bizmarku).Po Serbët ku ishin 10 për qind kundrejt 90 për qind ku ato teritore ishin Shqiptare Serbët dëshironin vetëm mish për top.Kërkojnë të shkaktojnë plagë për vaje, kërkojnë.koloni e rob lufte, për të punuar si skllëver për Serbo-Malazezët, xhamitë i kthejnë në Hane kuajsh.Shtëpitë e Shqiptarëve “çlirimtaret e Beogradit e Cetinjës i këthyen në Çeli e burgje.”…

   nga një artikull i cenzuruar nga gazeta e social -de mokratve :”Radniqke novine”…

Viti 1915-et ishte viti mjaft tragjik për Shqiptarët ku u mbajt konferanca sekrete e Londrës, ku u copëtuan edhe më keq trojet shqiptare.”

    këto citate u morën nga libri i dr.pr. Hakif Bajramit:Shqiptarët në luftë për shtet kombëtar
(1912-1918).
****, *********

       “””””””
Të kthehemi ku e lemë:
Bajram Gashi në vitin 1941!-u këthye në Kosovë dhe u emrua Prefekt(federal, guvernator) i Pejës që përfshinte një teritor mjaft të gjërë.
Projektet Sebo -Malazeze të filluara nga Garashanini në vitët 1844 e të vazhduara me projektet tjera, krejt me qëllim spastrimi nga Shqiptarët nga trojet shqiptare pa zgjedhur mjete dhe metoda më ç’njerëzore.
Bajram Gashi si një figurë mjaftë e kompletuar sa ishte prefekt i Pejës, me fjalimet e njohura dhe veprimtaritë tjera ndihmoj organizimin dhe mobilizimin e shqiptarëve në luftën kundër forcave Drazhiste dhe parizano -qetnike që të mbrohej populli i Kosovës po edhe i Sangjakut të Jëni Pazarit.
(Pasi dy agjallarët iu kishin vrarë, babai i ti Sal Idrizi me të vëllain kur nëvitin 1918- ishte formuar Mbretëria SKS, lëvizja kaqake ishte dobësuar deridiku, iu kishte djegur shtepia dhe konfiskuar pasuria.Në pronën e tyre kishin vendosor një familje Malazeze si kolon, iu desht si dhe shumë familjeve tjera nga fsh.ynë e fsh.e tjera të shpërngulën në Shqipëri, në një fshat Shënvlash në rrethin e Durësit).
*****
Edhe babai i Bajram Gashit-Sali Idrizi(Muzlija-Muzlijaj), ishte një arësimdashës i madh.
Ai në Shinovlash bleu me napolana një lokal për shkollë, pastaj në fsh.Fllakë poashtu.
Shkolla nëntë vjeqare e Fllakës u pagëzua para disa vitesh me emrin e të madhit Bajram Gashi dhe u binjakëzua me shkollën nëntë vjeqare të vendlindjes se tij, me shkollën:”Tre dëshm.e shk.shqipe” nga fshati Uqë.e shkolla e integruar 12- vjeqare”Besnik Hidri” shkolla e Shënvlashit u binjakëzua më shkollën nëntëvjeqare, SHFMU “Ndre Mjeda” në Rakosh .Bajram Gashi kur kreu gjimnazin në Shkodër u dekretua si mësues dhe gjithëherë muar lavdatat me të larta për punën e dinjitetshme.Edhe pasi u dërgua në Romë ku nga viti 1936-38 kreu akademinë ushtarake, me t’u kthyer në Shqipëri prap vazhdoi misionin e mësim dhënjes gjërë kur muar rrugën për në Kosovë në vitin 1941-një.
———————
Gjatë kryerjes së funksionit të prefektit të Pejës
Bajram Gashi njihet edhe me fjalimet e tij të zjarrta, mobilizuese dhe mjaft largpamëse.
Fjalimet dhe veprimtaria e ti përshkruhet posaqërisht nga gazeta “Tomori”.
Pshb, në një fjalim kur merr postin e Prefekturës së Pejës nga gazeta “Tomori”e marsit 1941, informohemi se ndër të tjera kishte deklaruar:”…duhet t’i lamë menjanë:intrigat, partitë , idenat të bashkohemi si një grusht i vetëm për të mbrojtur interesat sublime që janë Atdheu ndera dhe familja”
A s’janë edhe sot këto më aktuale se aktualja?
””””””””
Prap sipas të njëjtes gazetë informohemi për një fjalim tjetër:”Duke mos mundur të na luftojnëSerbo qetnikët, predikojnë bashkim vëllazërimin nën maskën e komunizmës-kur ne e dijmë se komunizma e tyre është sllavizma”
gazeta-“Tomori” 1941- një
Fjalimet e Bajram Gashit nuk ishin vetëm sa për të thënë diçka.
pshb, një pjesë e fjalës së tij ishte:
“…Atdheu duhet me vepra e jo me llafe!”

Për emancipimin dhe rëndësinë e arësimimit të popullit , kishte mbajtur fjalime e fjalime.
****
Ishte edhe një parashikues mjaft i përpikt.
Pak para vrasjes së tyre ai kishte shpjeguar
se:”…Çështja Shqiptare mund të zgjidhet jo shumë shpejt;duhet të kalojë kohë duke i parë rrethanat-ku Sllovenia e Kroacia do ndahët nga Jugosllavia, Republikat tjera të fitojnë statusin tamam(de fakto) të Republikave-shtete në Jugosllavi.Tek atëherë mund të flitët për Pavarësinë e Kosovës, dhe rrugën kah zgjidhja Shqipëtare…”.
Ky isht sensi diplomatik i një figure të madhe,
i Bajram .S.Gashit- emblemës shqipëtare.

  … ..  …….   …….     …….      …
*****     *****      *****    ****   ****

RAMË ALIA(Muzlijaj) dhe KULLA-DYLBI
“”””””””””””””” “””””””””” ””””” “””””””””””””””””””

Ishte një kullë fortesë, si një pyrg që nga aty vrojtohej tokë e qiell !
Sikur ish gjëndur pika në atë kodrinë që as zogjtë mos t’mund fluturonin pa u vërejt.
Jo, s’ishte krejt rastësi as vendi i zgjedhur për Kullën, siç s’ishte rastësi as vet Kapedani Ramë Alia që jetën dhe vdekjen e bëri si me le- për një Shqipëri të bashkuar-etnike, për një ATDHE.
I lindur në vitin 1901-një në fshatin UÇË.
Nga një familje atdhedashëse, bujare, mikëpritëse.
Priteshin në atë Kullë- burra nga Drenica e Dugagjini.
Ishte i biri i Ali Muzlisë, ku në vitin 1912!-i cili nga famëkeqi Miliq Kërsta (Miliq Kërstiqi)me bandën e vet i njohur për mizoritë mbi shqipëtarët që vështirë mund ti numrohën.
Në vit.1912! zgjodhi nga fshati Uçë Ali Muzlinë babain e Kapedanit-Ramë Alisë dhe më të devotshmit bashkëvendas të tij që në mënyrën më ç’njerëzore t’iu marr edhe jetën.
Ali Muzlinë më shokë i dërguan në Lugun e Shkieve(kështu është i njohur ky vend), ku në mullirin e Gjuriqëve i torturuan në mënyrën që edhe Pinoqes ia tejkaluan.
Në atë janar të acart i futën në ujin akull , i rrahën me drunjë, dhe çka është diçka vështirë edhe të mendohet iu vunë kokat që guri i mulliri në lëvizje të gërryente kokat e tyre(torturë, masakër e pa dëgjuar.
Kjo i ndodhi babait të Ramë Alisë dhe shokëve të tij që pak i shpëtuan vdekjes.
(emrat e kësaj masakre do përmendën më vonë).
Kulla e Kapedanit ishte ndërtuar që nga cila do anë do i vërsuleshin armiqët (Serbet), nga kulla të zbuloheshin shpejt dhe të i përballohej të gjithëve, me armet e gatshme të mëshkujve të asaj fortese.Nga kulla vërehej mirë çdo lëvizje nga jugu , lindja e veçanrisht nga përendimi e veriu;mu pse nga këto dy anë iu vijshin të zezat me të mëdha.
Shpesh iu kishin sulur kësaj kulle ordi famëkeqe, e posaqërisht natën .
Shumë herë ishte rrethuar , po ishte tentuar të futeshin edhe nga qatia sidomos Serb të fshatrave për rreth;si nga Zhakova etj, por nuk ia kishin arritur qëllimit mu pse ajo kullë nga themeli , muret , divanhanja e posaqërisht çatia isht menduar mirë si të ndërtohet.
”””””
Është për t’u shpjeguar arkitektonika e kësajë Kulle:
Së pari vendi i zjedhur ishte menduar mirë , jo rastësisht për mundësi vrojtimi:
muret më trashësi diku një metëër nga gurët.
me mjeshtrit Dibran.Porta- dera e hyerjës nga druri i Lisit mjaft e përforcuar, me shulin brenda me dimenzione diku më shumë se dhjetë cm.Qupria në mes që mbante peshë të rëndë.
Shkallaret e drunjta , divanhanja ku ishin të vendosura mirë të gjitha që i duhej një kulle fortesë ;me dritare të vogla harkore, frengjitë në të gjitha pikat e nevojshme , oda e hyrjes tradicionale , , me oxhak , dollape e vjerrëse për
rroba, e për armë…
Kishte në pjesën e majt edhe një kthinë përcjellëse për nevoja të ndryshme, po edhe nga mund të vrojtohej edhe nga aty pisaqërisht përendimi.
Në fshat kishte jo pak kulla, kishte edhe tri katëshe.
Po çka e dallonte këte Kullë, për aq çka e kam parë unë ishte-QATIA( nën tjegulla).
Me formën e rrumbullakët si gadi të gjitha kullat në Kosovë(në formë kurore Lisi-Plisi)
Kulla nuk shërbente për banim familjar, përveq për meshkujt, miqët dhe kuvendet e rëndësishme.
Qatia më bënte kurreshtar mu pse ishte tërsisht e mbyllur nga copëza bungu-lisi të gdhendura vetëm më sopatë, të ofruara njëra me tjetrën dhe bukur me trashësi dimenzionale.
Të ngjitura ishin me kunja apostafat të ndrequra nga farkatari 12-15 cm të gjata që vështirë e kishte dikush të i hiqte.
Siq tregonin kishin pas provuar njëherë Serbët e fshatrave për rreth një natë të ngjiteshin me shkallë të hiqnin ndonjë pjesë qatie e të fufeshin nga tavani në odë ku flinin meshkujt e asaj kulle.Edhe kazma nuk u kish bërë punë, dhe ishin këthyer nga kishi ardhur.
Shumë herë kishte qenë objekt sulmi ajo kullë, por asnjëherë s”ia kishin arritur qëllimit.
Kulla ishte e të bijve të Ali Muzlisë.Vëllai i madh 18- vite më i vjetër se Kapedani Ramë Alia ishte Jashar Alia (gjyshi im), pastaj Ramë Alia dhe vllai më i ri se këta ishte Mustafë Alia.
****
Ndoshta po i iku rendit por që mos të harrojë se pas Luftës së Dytë Botërore kur prap u rianeksua Kosova nga Serbia e Jugosllavia, në odën e asaj Kulle ku tani banonte vëllai i vogël Mustafë Alia dhe djemt dhe famiilja e Kapedanit të vrarë me 8.shkurt 1945-si për qudi sa herë isha në atë kullë kam vrejtur një fotografi të varur në anën e djathtë të oxhakut e futur në një pjesë druri e rregulluar apostafat ku ishin në fotografi:Bajram Gashi me Mehmet Delinë nga Radishdeva.At foto ka mund ta hjek vetëm zjarri brenda luftës së fundit dhe d’jeg’ja e kullës nga makineria famëkeqe Serbe.
******
Këto ç’farë u thanë dhe disa të tjera mund të thuhën vetëm nga ata të atij trolli të asaj loze se s’mund të gjëndën nëpër arkiva.Prandaj unë diçka përmenda se syri im i ka parë dhe e kam prekur me dorën time pasi jam pasardhës i asaj loze e i ati trolli.
“””””””””””
Ky truall me një gardh rreth 10-hekarësh, si pronë e Ali Muzlisë(Muzlijaj), në atë kodrinë ku në pikën me të lartë gjëndej Kulla fortesë e Kapedanit Ramë.Alisë, shumë herë ishte në thumb të ordive  shovene Serbo-sllave.
Një truall një tokë” e mbjellur me plumba” !
***
Ramë Alia si e përshkruajnë , ishte njeri i fjalës e i besës.
I sinqert , i urtë po edhe strateg i madh; kishte diçka të ngjajshme me Osa Kukën a Xhemë Gostivarin.
**********
Ndërmjet dy luftave ndodhën gjëra e gjëra .Serbo Malazezët sidomos pas vitit1912-et, ushtronin projektët e tyre me ogurëzeza ku pa zgjedhur mjete tëntonin të arrinin qëllimin:spastrimin e shqiptarëve nga trojet e veta.Por as shqipëtarët nuk ndejtën asnjë moment të qetë e duarkryq.
Lëvizja kaqake ishte e organizuar në çdo cep
Lufta e Parë botërore dhe në vitin 1918 -krijimi i MSKS .Edhe nga fsh.Uçë në vitin 1918, 20, 24 e më vonë shumë familje nga fshati u shpërngulën në Shqipëri posaqërisht në fshatra për rreth Durësit.Pronat e tyre u zunë nga kolonët Serb , Malazez etj
Shumëherë e kam dëxhuar nga njerëzit e këtij oxhaku që ishin dëshmitarë të atyre kohërave dhe nga ata që iu ishin përcjellë se vërtetë gadi gjithë duhej dikush të ishte roje për njerëzit brenda kulle dhe familjarët në atë truall.
Njëherë tregojshin se e kishin harruar portën e hyrjes hapur dhe të gjithë ishin në gjumë.
Po atë natë Serbët e fshatrave fqinje ishin futur brenda dhe heshturazi kishin marrur djalin e vëllait të Kapedanit axhën tim Muzli.Jashar.Alinë, dhe e kishi larguar në zabelin jo shumë larg.
Kapedani sikur kishte një dhunti dhe pa kaluar shumë kohë i kishte dalur gjumi, dhe kishte vërejtur se vendi ku flinte axha Muzli ishte pa te aty.Pa një pa dy i zgjon të gjithë meshkujt e fjetur, u tregon se diçka ka ndodhur me Bacin Muzli .Iu jep urdhër që shpejt të vishën dhe në duar armët që i kishin e të dalin jasht dhe të kërkojnë Muzlinë.
Direkt kah zabeli, dhe u kishte dhënë urdhër të vendoseshin në vende të ndryshme, dhe më të madhe të iu dëgjohej zëri:”Jeni të rrethuar nga të gjitha anët dhe skeni shpëtim”-edhe pse në të vërtetë ishin shumë pak , vetëm mëshkujt e vet.
Serbët kishin menduar se ishin edhe plot të tjerë dhe nga frika e lëshojn Bacin Muzli dhe kah sytë këmbët.
këso ngjarjesh ishin jo të quditshme për këte oxhak! Ishin mësuar më to.
Ndërmjet dy lufave botërore çka s’ndodhi në atë truall…
Diku para Luftës së Dytë Botërore vëllai i madh Jashar Ali (Muzlija) gjyshi im , pasi iu kishin rritur djemt dhe zgjeruar familja kishte ndërtuar një shtëpi tjetër nja 200 metra larg kulle ku ishte vendosur.Në Kullë mbet Kapedani Ramë Alia më vëllain më të ri Mustafë Alinë .
********
Në këtë kohë ndodhë shumë e shumë ngjarje edhe në fshat me , rrethinë e në çdo pëllëmbë Kosove e shqipëtare.
Ndodhën maskra vrasje, djeg’je për së gjalli , konfiskime , denime, internime shpërngulje etj etjera.
Ato tëlegrafisht do prekën mëvonë.
****
Pasi kishte ardhur në vitin 1918!-MSKS dhe projektoi reformat agrare e qëllimi ishte krejt i drejtuar kah pastrimi etnik i shqipëtarëve.
Në fsh.Uçë ishte sjellur një familje Malazeze ne pronën e Sali Idriz(Muzlisë), dhë vëllezërve të tij
ku kishte lindur nja 11-vite më parë Emblema Bajram Gashi.Iu ishte djegur shtëpia, konfiskuar prona, vrarë dy vëllezërit dhe kështu iu desht të shpërngulët për në Shën Vlash të Durësit.
Kishte dy shtepi Serbe jo larg Ku u vendos familja Malazeze, .
Në pronën e Hysen Sahitaj u vendos Popi , ku edhe ata u shprngulën , bile thuhet 30- anëtarë që rrugës për në katundin e ri në rreth Durësit vdiqën rrugës disa anëtarë nga familja e tyre .U shpërngulen edhe familje tjera nga fshati.
Popi s’ishte vendosur krejt rastësish!
Mu në një pikë nga mund të vrojtohej tërë fshati;vërehej nga aty kush hynte e dilte nga fshati Uçë.
Mund të ishin në lidhje të lehtë Serbët nga Qerkolezi Dreni Kolshi(koloshini) e më gjërë.
***
Është përmendur shumë herë përgaditja me disa njerëz të besuar kur tëntoi Ramë Alia t’a qarmatosë Popin dhe iu kishte futur në oborr afër kullës por nuk ia kishte dalë për disa arësye…
*******
Kur u mësyen Drazhistët të futën në fshat nga ato pjesë ku ishin grumbulluar shumë Serb me Kosta Peqancin si duket në krye.Fshatarët dualën shpejt në Korillë më sopata, kmesa tërfurq dhe Mujë Boletini që ishte në stacionin e Rakoshit kishte hapur,  thyer derën e një depoje me armë ku u furnizuan me armë plot fshatarë të asaj rrethine dhe vrap nuk lejuan dhe i zmbrapsen hajdutët Serb që mos të mund të futën në fshat dhe fshatrat tjerë.
*******************
Kështu kalonin ditët, muajt, vitët me plot zezona e të papritura e të pritura, për Shqipëtarët kudo që ishin, e le më për familjet që në çdo kohë e në çdo stinë ishin digë e fortë për Cerberët e Karpateve.Të njëjtin fat kishte edhe familja e Kapedanit Ramë Alisë.
Në vitin 1941-një e tutje s’ishte më obligim
të ruhej vetëm trolli , oxhaku, fshati;po në ato kohë
duhej të ruhej edhe ai kufi që ishte mbetur në hartë dhe të shkohet edhe më larg ku veç se iu kishte futur hangjari popullit të luginës së Jeni Pazarit , ku popullëzohej me shqipëtarë e boshnjak ku shumica e tyre veç ishin asimiluar.
Kujt i takonte më parë së Uçalinjve dhe rrethinës , kur ishin  mu në atë gjeografi, pjesë e ati areali.
*****
Këto vite gjërë në rënjen e tyre bjeshka dhe teritoret përtej lumit të bardh-Ibrit ishte trolli i tyre dhe gjithë shqipëtarëve që se banin hesap jetën e tyre duke u përballur më këmishëzinjtë Serb e Malazez me shpfresën se kishte ardhur koha të ndreqeshin padrejtësitë e së kaluarës.
*****
Vija e betejave për ta nuk ishte e shkurtër.
Thuhet se duhej mbrojtur teritoret nga Mitrovica gjërë në Çakorr e Rugovë.
Betejat njihën duke filluar nga fshati, Dreni(Drethi), Kolshi(koloshini nga ku ishin grumbulluar forca të shumta të armikut , duke e marr si një pikë strategjike për ta),
pastaj në fshatërat kah lugina e Ibrit , në Jeni Pazar, Kacuberr , Polica të Beranës ,  grykë të zhlebit, Plavë e Guci , bile thuhej njëherë kishin marrë drejtimin e Rashkës por pse e si ndodhi nuk shpjegohet por thuhet se Gjermanët iu prenë atë rrugë.(kjo është e shkruar në lteraturë).
Nga viti 1941- më 8.shkurt kur ranë këta Tre dëshmorë-Heronjë, në betejën jo të barabartë:Tre me diku 400 a më tepër.
Populli nga fshati Uçë, rrethina dhe nga të gjitha anët u mobilizuan dhe me sakrifica të të gjitha natyrave mbrojtën fshatin, rrethinën po edhe më shumë.
Ramë Alia dhe Col Bajraktari të dy nga fshati Uçë, kishin diku nga 100 vullnetarë luftëtarë
dmth.dy çeta të komanduar nga këta dy kapedan.
Në ndihmë pa hezituar u erdhën edhe ofecerë të karierës , si Kapiten Hysni Rudi, kapitën Ahmet Sata;i pari nga Gjakova dhe i dyti nga Shqipëria me diku 30-et ushtarë që dhanë një ndihmë të madhe edhe profesionale.Bile kur ishte në rrezik të binte lugina e Ibrit e Jeni Pazarit nën soldateskën Serbo -qetnike dhe të ndodhte llahtari me popullsinë, sollën një top oficerët e karierës , ku me vështirësi nëpër atë teren plus me një shtresë të madh dëbore me ndihmën e fshatarit nga Uça-Zenel Imerit (Haxhijaj) nga Uça e epërme qe tytën e topit me peshë 100 deri 120 kg e barti gjërë në një pozitë nga mund të gjuhej më top.(sa e di quhej orovc vendi ku u vendos topi) dhe tani e shtinë në veprim oficerët ku i larguan përtej Ibri dhe vullnetarët me armët e tyre asaj radhe shpëtuan atë popullsi dhe nuk lejuan që të hidheshin edhe në Kosovë.
***”
Në këto anë nga fillimi ishin të fshatrave të Gashit, nga Drenica e Podguri e Dugagjini në përgjithësi, por mobilizim marramendës në këto beteja u bë pas ekspozimit të Bajram Gashit (prefekt në prefekturën e Pejës)të disa arkave me gjymtyrë të masakruara në masakrën e Bihorit(nga sangjaku i Jeni Pazarit).nëpër disa qendra, si në Pejë , Banjë (Iligje) etj.
Nga ai ekspozim tmerri u mobilizuan për në atë front vullnetarë të indenjuar edhe nga Gjakova Ferizaji dhe nga Gjilani… të gjithë në drejtim të veriut dhe Jeni Pazarit përveq vullnetarëve të mbivadës , podgurit rrethit të Pejës dh Drenicës që ishin nga fillimi. Në vitin ..43 ! pasi u akomoduan edhe në Pejë kinse forcat e UNÇJ – të Kosovës e Jugosllavisë, Bajram Gashit -prefektit të prefekturës së Pejës iu pamundësua të jetë aty dhe ai iu rrok malit më armë në dorë u bashkua me vullnetarët e Kapedanit Ramë Alisë dhe të Col Bajraktarit.
Ai tani ishte truri i betejave me armë në krah gjërë sa u vranë me 8. shkurt .1945 në Jerebi të kompleksit të bjeshkëv tana të Moknës.
Përveq të tjerëve, një vizionar dhe luftëtarë i rexhur u tregua edhe Hoxha- Mulla Zekë Berdynaj nga fsh. Radavc i cili ndihmojë shumë betejën gjërë në zmbrapsjen e partizano qetnikëve përtej Ibrit.Shumë edhe ranë nëpër këto beteja me vite të tëra.
Është interesant për Ramë Alinë si zbatonte atë kodin moral luftarak :këshiillonte luftëtarët që mos të kryenin krime lufte;mos të vriteshin pleq, plaka , gra fëmijë, të smurë , njërëz duke punuar , të dorëzuar etj.
Të vritën ata që ishin nën armë të drejtuar në ta dhe ata që ishin potencial sulmi.
Përdhunimi, vjedhja ishin jasht rregullave që i mendonte Komandanti.
thuase e aplikonte dhe e njihte mirë çdo normë të së drejtës së luftës nga e drejta ndërkombëtare.
Me ushtarët ishte mjaft i afërt, thuase nuk ishte komandant çete.
Edhe pse ishte graduar , kishte marrë gradë oficeri në bazë të një strategu të mirëfillt lufte,
rrallë herë mbante uniformën në trupin e ti;donte tëshihej njëjt më luftëtarët e tjerë.
***
Shumëherë takoheshin me njerëzit që prinin në lufte. Si me kapedanin e Jeni Pazarit –
Bik Dresheviq(Bik Pazari).e plot të tjerë.
****
Babram Gashi një parashikues i mirë qysh herët kishte deklaruar :se nëse nuk jam unë…mund të më zëvendësoj vetëm Adem Zenuni (Shala -Qitaku), si duket edhe ai kishte të kryer Akademinë ushtarake.
***************
MSAKRA E BIHORIT
“””””””””””””””””””””””””””””
.
Masakra e BIHORITështë çështje në vete
e kryer nga forcat Serbo-Malazeze nën petkun
e luftës Antifashiste , Nacional çlirimtare Jucosllave.E vërteta ishte krejt ndryshe.Qëllimi s’isht shpëtimi i popujve po vazhdimi i programeve të mëhershme:ç’farosja, shpërngulja asimilimi posqërisht i shqipëtarëve , muslimanve etj.
*****
Kjo masakër ndër me monstruozët në sangjakun e Jeni Pazarit u krye me 5-6/ janar 1943 !
Për këte masakër të pashembullt nga qeveria e kohës në Tiranë , qeveria Libohova nga shteti shqipëtar u formua një Komision.
Nga shteti shqipëtar u caktuan :
1)-Qazim Bllaca
2);Thoma Luarasi
Ushtarak të lartë Italjan
E nga paria e Dugagjinit u emruan:
bi

1)-Demë Ali Pozhari
2)-Emrush Miftari
3)-Bajram Gashi ;

Ndërsa nga Sangjaku në krye u zgjodh
1)-Mulla Osmani i Petnicës
Nga forcat partizano qetnike Serbo -Malazeze të udhëhequr nga krimineli Pavle Gjurishiq në bazë të dokumenteve arkivore shqipëtare u vranë :4628 veta( të vrarë, të therrur, të masakruar e mbi 600 u plagosën.)
Të zënë rob, të kidnapuar ishin posaqërisht femra, gra e më shumë të reja.
15-mijë ikën për në vende me të sigurta
Asnjë shqipëtar s’mbet as për dëshmitar!
*****
Banorët e Sangjakut lindor edhe sot thonë:
“Mos të na mbronin 3200-vullnetarë nga Kosova -struktura e popullësisë kombëtare e tij do të ishte e ngjajshme me PRIBOJIN dhe
NOVI VAROSHIN”.

Për masakren e Bihorit kemi pasur ca të dhëna edhe më herët , po këto që u thanë këtu janë marrur nga shkrimet e autorit Ismet Azizi që hulumton e publikon shumë lidhur me Sangjakun e Jeni Pazarit dhe të tjera.
————————————–

Erdhi fundi i viteve 1944!-ku qetnikëe nga politika Titiste u amnestuan , dhe iu bashkangjitën partizanëve ku edhe programi i kinse I ideologve Serb- Jugosllav që drejtonin
luftën anti fashiste , zatën për Shqipëtarët kishin të njëjtat programe për teritoret shqipëtare pa shqipëtarë.
Kështu pas betejave nëpër ato vite , gadi iu bë e pamundshme të vazhdonin në atë për çka ishin betuar, dhe kishin rrokë armët.
Fundi i vitit 1944 dhe vit 1945 ishte një ndër më kobëzit për shqipëtaret.Ndodhën masakra, vrasje pa gjygj,  gjithëherë duke u thirrur në atë se duhet ç’rrënjosur , bashkëpunëtorët e armikut;harruan marrëveshjet, shkelën Konferencën e Bujanit e plot të tjera.
Muaji shkurt ishte për Bajram Gashin Ramë Alin dhe të birin e tij Salihu 18-vjeqar fundi i ëndrrave të tyre.
Gadi të gjithë vullnetarët , luftëtarët që ishi me vite me ta, iu kishi bashkangjitur brigadave jugosllave që të shpëtonin kokën edhe pse shumë nga ata përfunduan keq.Disa iu kishin këthyer shtëpisë …
Edhe me mendimin e udhëqësve të tyre i ikën malit.
Bajram Gashi , Ramë Alia me Salihun nuk e lëshuan bjeshkën gjërë sa iu pushoi fryma e fundi bashk me armet e tyre.
Me 8.shkurt ishin përgaditur dy brigada: të quejtura “bokeshka” me diku 4oo e më tepër partizano-qetnik dhe ishin drejtuar bjeshkës.
Aty kishte edhe shqip shqiptarë e shqipëfolës.
Dhe në vendin e quajjtur Jerebi u zhvillua një betejë e tmerrshme , e pabarabartë ku luftën 400 qetnik- partizan ishin në d yluftim vetëm me Tri shqiponja.
Si dukët edhe aty pushkët e trimave nxuarën vetën dhe pas një kohe nisi të loton edhe toka kur nga sulmet e parreshtura pushuan armët dhe fryma e tyre.
****
Nën vëzhgimin e tyre Ushtisë jugosllave dhe OZN-ës më saje si duket nga disa njerëz të trungut që i dimronin kafshët e tyre në bjeshkë në Vajdull u nisën kufoma e Tre dëshmorëve -Heronjve për në Uçë në fshati e tyre.
Kur arrinë në Uçë jo larg nga kulla e trolli i Ramë Alisë ata të OZN-ës dhanë një urdhër që mun të vinin gjërë të kufomat vetëm ndojë e moshuar sa për ti identifikuar.Aty arrinë Nëna e Bajram Gashit, Lokja Rabë, dada Hasime, , dada Razë e shoqja e Ramë Alisë, dada Mihane e vjedhurazi si fëmi iu kishte ofruar si duket edhe Baci Hasan.
Nëna e Bajram Gashit pasi e identifikoi të birin Bajramin iu kishte drejtuar pa iu parë një pikë loti:”Hallall të qoftë gjiri im, se të kamë lindur për Shqipërin e bashkuar”- dhe nxori do gërsherë të vogla, i preu një ble flokësh dhe i kishte futur në një qeakë të vogël, ku sipas informatave edhe sot ai ble flokësh ruhet nga pasardhësit e ti në Shqipëri.
Nuk lanë të varrosën në varrezat e të parëve në Uçë.
I drejtuan kah Isëtogu.
Një natë thuhet se i vendosën në xhaminë e Shushicës, fshat fqinj.
As në Shushicë s’pranuan të varrosen.Të nesërmen i dërguan në Istog.Aty e treguan fytyrën e vërtetë:ftuan popullatën të jenë të pranishëm, Ral Vuliqi, Ruzha, po edhe udhëheqës shqipëtarë.Mbi trupat e tyre si podium mbajtën fjalë para popullit:”kjo çka u ka ndodhë këtyre, mos gaboni se ju do të ju ndodhë edhe më keq!”
Thuhet se të njëjtën e bëri edhe Sahit Zatriqi.
Pastaj i dërguan afër varrezave të xhamia ku sot është tregu, dhe gjëndet pllaka përkujtimore për Ta.
Nuk lanë të varrosën brenda mureve në varreza..
Hapën një gropë dhe i gjuajtën aty.
I groposën dhe kështu i vranë jo vetëm një herë.
Kjo ishte me pika të shkurtëra , rrugëtimi , betejat , dhe rënja e Tre Heronjve të fshatit Uçë:Bajram Gashit, Ramë Alisë dhe të birit SaliRamës!
Ranë për të jetuar përherë!-rojet e Atdheut.
U vëllazëruan me Yje!
*****
S’mund të ndahën as më ADN-ë
Të tre janë NJË!
————————————
Kapedanët e rënë për Lirinë e popullit të vet , ruajtjen e kufijve  dhe tendenca që të bëhen korigjime të padrejtësive që ishin bërë mbi popullin dhe prerjen e teritoreve : mbetën udhërrëfyes për brezat që amaneti i tyre dhe gjithë atyre që ranë për Shqipërinë natyrale të vazhdojë derisa të shkojë në vend.
****
“Amanet brezav’ u lanë
ruani djepin e Shqipnisë Nënë” s.m
Ata dhe shumë të tjerë u dekoruan nga shteti shqipëtar dhe i Kosovës.
Kapedani Ramë Alia në vitin 1993 u dekorua nga presidenti i Shqipërisë-Sali Berisha me Urdhërin për Veprimtari Patriotike të Klasit të Parë.
Në atë mirënjohje shkruan:”Udhëheqës, propagandues, luftëtarë për mbrojtjen e trojeve nga pushtuesit e ripushtuesit duke qenë shëmbull për pasuesit në luftë për pavarësi e çlirim”
26, janar.1993-Tiranë
Gjërsa në shkurt të vitit 2020 u dekorua nga Presidenti i Kosovës -Hashim Thaqi
HERO i KOSOVES.
ku edhe i biri i ti Sali Rama në vitin 2020 njëjt nga Presidenti i Kosves Hashim Thaqi u dekorua me gradën HERO i KOSOVËS
****
Bajram Gashi – Emblema kombëtare për veprimtarinë e tij për çështjen shqipëtare , çlirimin e Kosoves, për Shqipërinë etnike natyrale pas rënjes u dekorua nga Presidenti i Shqipërisë -Sali Berisha me titullin:”Dëshmor i Kombit “në vitin 1994 për kontributin dhe sakrificën për Shqipërinë Etnike ,
ndërsa në vitin 2020 nga Presidenti i Kosoves Hashim Thaqi u dekorua me titullin -Hero i Kosovës.
**”******
Kështu Tre Heronjtë e fshatit Uçë , të tjerët nga i njeji fshat mbetën figurat me të respektuara krahas shumë figurave të më hershme e të asaj kohe nga Podguri, Dugaxhini Drenica e më gjërë si: Ramë Beka, Bardh Isufi, Sali Hoxha, Hajdin Zeka e Zekë Hajdini nga fshati Kodra e Shqiponjës (ish Oroberda);
Binak Përkiqi, Musë Tahiri nga Vrella
Mulla Zekë Berdyna  e Kurt Abazi nga (Radavci), Selman Kadria nga fsh.Cerc i Istogut(icili vrau vojvodën serb, njeriun më famëkeq jo vetëm në komunën tanë të Isëtogut-Miliq Kerstën), Bec Sinani , Fazli Barani; Mehmet Delia – nga Radisheva.Isuf Boletini , Pajazit e Mujë Boletini , Sadik Rama , Feriz Boja, Ramë Alia nga Isëtogu;Beqir , Zeqir e Tahir Rexha (Balaj) uças nga Kërnina, Nak Berisha, Sadri Shala etj poashtu nga Kërnina;Ahmet , Selman Shatri e Lul Gjoci, rast si i veçantë është edhe ekzekutimi i Mulla Ramush Shatrit tëologut e patriotit të madh në moshë bukur të shtyer (të gjithë të funndit) nga fsh. Tomoc., Ahmet Nuhi e Serbeze Demaj (Mulaj), Sadik Rama,  Bajram Keqa, Kadri Hajdari, Sylë Alia, Zenun Muja , Sejdi Saku, S.Xh – Po mund të them se familja e Sejdi Sakut, Sejdi Sakëve ishte strehë për burrat më të mëdhenj të Kombit si Isa Boletini Azem Bejta etj në kohërat kur të digjte furra dhe udhëqësi i një çete
Syku i HAXhi Murtezi;
, Kamer e Murat Loshi nga Pemishtja (ish Padalishta);Halit Ahmeti, Muzli Mula (Loshi), Vesel e Zenel Ujkani , e Isuf Deliu nga Syrigana…e plot e plot përsonalitete tjera…
************
Me rastin e57- vjetorit të rënjes së Tre dëshmorëëve-heronjë të Kombit, nëvitin 2002!-
me inisiativë të familjarëve dhe disa veprimtarëve politik në komunën e Isëtogut, e ku nga udhëheqja e atëhershme e Komunës dha një leje , ku aty përafërsisht ku ishin groposur trupat e Heronjëve në një qoshe të tregut jasht mureve të varrezave, u vëndos një pllakë modeste përkujtimore ,  ku nga atëherë lexohën emrat e tyre :-Bajram Gashit , Ramë Alisë dhe Sali Ramës( të birit të tij).Përkujtohën nga familjarët dhe populli, , dhe kështu besoj Heronjtë nga fsh.Uçë, pushojnë të qetë ….
Pritët që sa më shpejt të ndreqet një Lapidar për ta siç e meritojnë.
Po atë ditë, të Kulla e Popit ,  ku në ato vite u bënë masakrat, vrasjet më ç’njerëzore u vëndos një pllakë ku  në te shkruhet:”Sheshi i gjakut”.
*******
E rendit është që të bëhën parqe përkujtimore
të gjithë ato vende nga mund të mësohet nga brezat !
LAVDIA QOFTË MBI TA!
Lavdia qoftë mbi të gjithë ata që i falën gjakun kësajë toke!
——————————————————–

Luftën e Dytë Botërore edhe Serbo Malazezët në momene të caktuara përgadisnin terenin që Kosovën , të bëjnë plojë.
Shumë mirë bashkëpunonin Drazha Mihailloviqi me partizanët me ide qetnike.
Kostë Peçanci në vitin 1941!- kishte grumbulluar 9000 qetnik.
Emra që vepruan nga viti 1912 !- e këndej posaqërisht në trevën e Podgurit, Pejës, Gjakovës po edhe në Drenicë e më gjërë ishte Miliq Kërsta (Kërstiqi)që ishte figura më famëkeqe për Shqiptarët .
I ndihmuar nga të tjerë si Savë Llazareviqii njohur si Savë Batarja, Pop Angjellku , Arsenije Qyrku, Gal Terziqi, Pant Hashani më vonë Ral Vuliqi , Ruzha, po edhe shqiptarë si , Sahit Zatriqi Ismet Shaqiri e plot të tjerë.Sa masakrat u bënë me dorën e zezë tinzare të tyre është vështirë të numrohën ,
por edhe ata lanë edhe eshtra në këtë tokë.
————————————–
Mendoj duhet përmendur edhe çfarë ndodhi në këte familje pas vrasjes se Tre burrave të mëdhenjë të kësajë familje.
Sipas shpjegimeve që i mora nga nipi i Ramë Alisë , ZenunMustafë Alisisë para dy viteve(tani i ndjerë), që i kishte të njohura disa gjëra, edhe pse atëherë ishte i ri .
E pata pyetur:Çfarë ndodhi pas vrasjes së tyre, erdhën njerëz për ngushëllime etj, ai m’upërgjigj:Po, disa ditë nuk kishte ardhur askush.Pas nja dhjetë ditëve vinin jo vetëm nga fshati, rrethina po edhe nga Drenica , Podguri e më gjërë.
Kur vijshini, ditën?’dhe kush i priste?
Baci Zenun:Jo, vijshin pas prarimit të Diellit- natën.
Kush vinte?
B.Zenun:Vijshin nga fshati,  rrethi , miq , dhe njerëz që ishin gjallë dhe kishin qenë bashkëluftëtarë dhe ata që kishin dëgjuar për ta dhe u rrihte zemra.
Kush i priste?
B.Zenun:Kuptohet vëllezërit, Jashar Alia, (i madhi), babai (i b.Zenun)-Mustafë Alia vëllai më i ri i Ramë Alisë, të pranishëm ishi meshkujt dhe
Mulla Sadik Hoxha(Sadri Imeri ),  i cili ishte imam në xhaminë se Uçës që ishte nja 300 metra larg.pasi ai më familje banonte në shtëpinë që ishte në oborrin e xhamisë ku banonte në te kush ishte imam xhamie.
Siç më tha b.Zenun:Ai vinte gadi për çdo natë që priste dashamirët që vinin për ngushëllime.
Nuk ishte pa rrezik për familjarët , po rrezik më i madh ishte për ata që vinin pëtr ngushëllim, po edhe për Mulla Sadikun që pa ndërprerë ishte në prietje të tyre, mu në Kullën e Kapedanit Ramë Alisë, ku gjëndëshin vëllezërit , dhe meshkujt e asajë familje.
Ndoshta ka ardhur në prietje për ngushëllime edhe ndonjë tjetër nga lagja a fshati po unë skam të dhëna.
**********
Vëllai i madh i Kapedanit Ramë Alisë, Jashar Alia (Muzlijaj, gjyshi im), 19-vite më i vjetër se Ramë Alia, jetonte qysh para lufte në një shtëpi tjetë .Nuk ishte në kullën që kaloi kohë të gjatë ;po edhe pse jetonte ndamas vëllai Rama po flas për kohën e luftës sa herë binin nga bjeshkët, frontët, në fshat vështitrë të mos ishte edhe të vëllai Jashari, bile shumë herë kur takohej me kapedan të ndryshëm , nga vende të ndryshme, takoheshi mu në shtëpinë e Jashar Alisë .Jashar Alia edhe për të vëllain ishte kapitull në vete.Konsultat më te njuk mungonin gadi për çdo gjë.

Vëllai më i ri i Kapedanit Ramë Alisë ishte Mustafë Alia ku edhe brenda kohës së luftës, ku sa e sa herë ishte në zgripc jete!
Më vite duhej kujdesur si tu dërgonte rrobe , po kryesore bukën nga fshati në bjeshkë.dimër e verë.Duhej të kishte shumë kujdes si mos të binte në sy të padëshiruarve.U dërgonte ç’farë kishte për t’u dërguar, e posaqërisht bukën që u lente në ndonjë lis varur dhe kthehej.
*****
Axha Mustafë pas , rënjes se Ramë Alisë dhe nipit Salihut , ishte edhe me herët më Ramë Alinë në një bashkësi e pas vrasjes se Tre Heronjve, axhës Mustafë i mbet të kujdesej për familjen e vet po tani edhe për familjen e Kapedanit, ku la gruan (Razën) dhe djem e një vajzë:Shabanin, Sahitin, ….memotrën Zojën(tani të gjithë të ndjerë).
Axha Mustafë hoqi të të gjitha të zezat e ullirit.
Ç’ka s’vepruan , politikajt e kinse Jugosllavisë së Re , kinse “demokratike” kur thej çdo marrëveshje brenda luftës, ku firmat që i patën dhënë nuk i mbajtën, i dhanë krahun Serbisë
Koinçidencë vendosja e administrimit ushtarak me datën e vrasjes së Tre Heronjve të fshatit Uçë 8 .shkurti 1945!
dhe kuvendi i Prizrenit ku të shantazhuar zgjodhën ca shqipëtar edhe pse shumica ishin Serb, Malazezetj ku gadi të gjithë edhe shqiptarët vendosën që Kosova të Rianeksohet, të hudhet poshtë Rezoluta e Bujanit.
Një figurë e pavdekshme nga një fshat i Gjilanit
Ramiz Cernica deklaroj mu në kuvend:”Për Shqipërinë Po!për Serbinë Jo!”
Të kthehemi prap për çka ishim duke folur.
Axha Mustafë përveq punës për sigurimin e bukës, i dualën para shumë situata që vështirë ishin të përballoheshin.
Ju hoqën të gjitha të drejtat e qytetarit;
ju muar e drejta e votës, u diferencua si më se keqi.Deri aty sa ju hoq edhe mundësia të kryej ritët në xhami.
Iu konfiskua prona , toka , ju muar gadi në gardh shtëpie.Si sot edhe unë mbaj mend kur vinin punëtorët nga”Dubrava” me ato maqinat fshirëse dhe traktorë ku thasët me grurë shkonin për në “Dubravë”.
*****
Pas disa vitesh i thrrasin në Rakosh të gjithë që iu kishte konfiskuar prona që si me dëshirë të firmosnin, për pronën që iu kishte konfiskuar si familje kundërshtare të Jugosllavisë Titiste.
Përveq tjerëve ishin aty axha Mustafë dhe i biri i Kapedanit Ramë Alisë , baci Shaban.Pasi dëgjoi Ismet Shaqiri që Shabani foli se nuk do jepnin firmë kurrë , Ismet Shaqiri ju kishte drejtuar:”Ti djalo ndëgjo mirë-Ti duhet të hash si i gjallë e të rrish si i vdekur”!
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””
-Sa e afërt ishte rënja e tyre me rënjen e luftëtarit të madh Heroit të Kombit
SHABAN POLLUZHES !
Vetëm 13-et ditë ndërmjet.
Shaban Polluzha ra për të mos vdekur kurrë
më 21.shkurt, 1945. (sipas do të dhënave në fsh. Terstenik në Drenicë , jo larg nga Polluzha.
********
Sipas ca të dhënave Lufta e Dytë Botërore
kundër fashizmit, nga shumë vende u shfrytëzua që në emër të Luftës antifashizmit, nën petkun e sajë të vazhdojnë programet e tyre të kahmotshme që realizojnë ëndrrën e tyre që në emër kishe të bashkëpunimit me forcat e fashizmit, kinse “koloboracionist” dhe forca kundër antifashistëve, si politika me ushtrinë e ttyre dhe forcat paramilitare, drazhiste, qetnike bënë plojë popujt, etnitë që kaherë e kishin në mendje e shpirt që pa zgjedhur asnjë mjet të spastroheshin teritoret e tyre që me atë avaz vazhdojnë edhe sot po tu jipet mundësia.
Fjala është për Serbët, , Malazezët dhe të tjerë në ish Jugosllavi, ku deridiku ia arritën qëllimit.
Thuhet se vetëm në fund të vitit 1944, dhe posaqërisht në vitin 1945-mbetën të vrarë nga kishe UNÇJ u vranë 50.000, herë thuhet 70.000 ndoshta deri në 100.000 shqiptarë: Në Drenicë më se shumti , Gjilan, në të gjithë teritorin e Kosovës.
Sa u shpërngulën, sa u burgosën, sa u torturuan për vdekje nuk mund të numrohën.
Po më se keqi kur edhe disa shtete kishe me një demokraci të zhvilluar, por miq e aleat të kahershëm të Serbisë shukatën thua se ska ndodhur gjë.
A ka diçka më çnjerëzore kur pas masakrave në Sangjakun e Jeni Pazarit disa Nëna gra të tjera deklaronin:”Le që na i vranë djemët, burrat, vëllezërit , …po smbet kush që t’mund ti varrosim”
vazhdon(2)…

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …