Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të mbahet konferencë për ecurinë e çështjes për katër krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale përmes një njoftimi në faqen zyrtare. Konferenca pritet të fillojë në orën 14:30. Katër ndër krerët kryesorë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prej nëntorit të vitit të kaluar po mbahen në paraburgim, në burgun e Sheveningenit, në Holandë, të akuzuar gjoja për krime lufte. Kjo gjykatë e cila synon të dënojë vetëm pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po ballafaqohet me shumë mangësi, me shumë paqartësi, duke u mbështetur vetëm në dëshmitarë të instruktuar, të mbrojtur dhe pa identitet publik dhe dita ditës, duket se po e kupton se krijimi i kësaj gjykate që nga fillimi është bërë vetëm për ta “rehabilituar” luftën e Serbisë kriminale, e cila dihet botërisht se ka shkaktuar katër lufta kundër kroatëve, boshnjakëve myslimanë, shqiptarëve dhe sllovenëve, në ish-Jugosllavi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …