Edi Rama

Edi Rama: Nëse nuk inkuadrohemi në Bashkimin evropian, ka gjasa të ndodhë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për të përditshmen gjermane “Merkur”, ka kritikuar mosveprimet e BE-së drejt anëtarësimit të shteteve të Ballkanit në Union, duke thënë se bashkimi i Kosovës ka më shumë gjasa të ndodh nëse nuk futen në Bashkimin Evropian. Ai po ashtu tha se konfliktet në Ballkanin Perëndimor do të ndaleshin nëse shtetet bëhen pjesë e familjes së madhe evropiane. Siç mund ta dini, ekziston një histori midis vendeve tona që shkon gjatë viteve ’80. Në atë kohë Franz Josef Shtraus vizitoi Shqipërinë krejt papritur dhe theu akullin me të. Në fund të fundit, Gjermania dhe Bavaria ishin armiku i klasës. I pyetur për vonesën shumëvjeçare anëtarësimit dhe të zhgënjimit me këtë proces kryeministri Edi Rma është shprehur BE-ja është ndryshe sot nga ajo që ishte kur u themelua. Është e fragmentuar, vuan nga agjendat kombëtare dhe interesat divergjente. Dhe mendoj se është ndikuar shumë nga ekstremet politike që nga kriza e refugjatëve. Populistët e krahut të djathtë mund të mos jenë në pushtet, por ata kanë një ndikim të madh në politikat e qeverive të moderuara. Kjo ndonjëherë bie ndesh me vlerat dhe parimet e BE-së, ka thënë mes tjerash, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në intervistën e tij për të përditshmen gjermane, Murkur. ( Më gjerësisht në Intervista)

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …