Gjykata Speciale

Gregory W. Kehoe: Prokuroria nuk ka asnjë fakt kundër Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit

Zyra e Prokurorit  në rastin e pretenduar penal kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve, ka kërkuar shtyrje të afatit deri më 31 janar të vitit 2022 për nxjerrjen e përkthimeve. Kjo ka hasur në kundërshtimin e avokatëve mbrojtës, sipas së cilëve prokuroria nuk po kryen punën me efikasitet dhe se nuk ka gjetur asnjë provë për të mbështetur akuzat e saj ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit. Bëhet fjalë për 760 përkthime në anglisht dhe 1000 përkthime në shqip. Kemi identifikuar 31 janarin të vitit 2022 si afatin kohor për përfundimin e përkthimeve që kërkohen në rregullën 102 1 b, kemi kërkuar një shtyrje të afatit kohor për nxjerrjen e përkthimeve deri më 31 janar. Megjithatë do të doja të thoja që përkthimet do të vazhdojnë që të nxjerrën në mënyrë graduale sapo ato të bëhen të disponueshme”, ka thënë prokurorja Claire Lawson.

Avokati kryesor në mbrojtjen e Hashim Thaçit, Gregory W. Kehoe duke kundërshtuar qëndrimin e prokurorisë për të shtyrë afatin e nxjerrjes së materialeve, ka thënë se mbrojtja nuk mund të përgatitet derisa nuk i posedon të gjitha dokumentet nga prokuroria.  “Është shokuese për mua pozicioni i ZPS-së, jam i sigurt që edhe ju gjykatës jeni i mërzitur me efikasitetin e zyrës së prokurorisë duke pasur parasysh që klientët tanë janë të burgosur në vitin që shkoi dhe pavarësisht kësaj ata flasin ju kërkojnë juve që të zgjaten afatet kohore, flasin për një regjim që është më i favorshëm për ne, kjo është qesharake”, ka thënë mbrojtja e Thaçit. Ai ka thënë se prokuroria nuk po i respekton urdhrat e gjykatësit lidhur me afatet kohore. “Kemi 327 dëshmitarë në listat e tyre dhe kemi 122 dëshmitarë që nuk kemi fare identifikim dhe duket që po flet me murin sepse asgjë nuk është e kuptueshme. 122 dëshmitarë që ne i kemi pa identifikim, do të kemi rreth 122 dëshmitarë ende pa identifikuar dhe të shkojmë tek dera e prokurorisë t’i themi na thoni si është situate e favorshëm për katër burrat të cilët vazhdojnë të mbahen ende në burg, kjo është qesharake. Duhet të ketë një pikë ndarëse, ata kanë vendosur t’i ndalojnë këta burra, keni parasysh që më 31 janar do t’i marrim dokumentet dhe jam e sigurt që përpara se të kalojë ky afat do të marrim serish një kërkesë tjetër për të shtyrë afatin e tyre dhe do të kalojmë deri në mars”, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …