Sot në Gjykatën Speciale Zyrën e Prokurorisë së kësaj gjykate eka kundërshtuar edhe mbrojtja e Kadri Veselit, avokati Ben Emerson, pasi sikur nënvizon ai, prokuroria nuk ka arritur të gjejë asnjë provë që i mbështet akuzat, andaj po kërkon zgjatje të afatit kohor. “Jam i sigurt që prokuroria do të vazhdojë të mundohet të ju bind juve që këta burra t’i mbajë në burg, nëse nuk do të bëhet diçka ky institucion do të rezultojë një turp, do të rezultojë si një institucion që është i lirë që të arrestojë njerëzit edhe kur nuk e ka idenë se çka do të bëjë me ta, një institucion i cili e gënjen gjykatën, por me gjithë respektin, ju dëgjoni por nga ana tjetër nuk bëni asgjë, nuk thoni asnjë koment dhe nuk kërkoni asnjë lloj shpjegimi lidhur me atë se çfarë premton ose jo ZPS. Gjykata po jep pamjen e një menaxhimi shumë të keq, në veçanti sa u takon individëve të cilët mbahen të ndaluar”, ka thënë Emerson.
Ai ka thënë se prokuroria po përpiqet të nxjerrë diçka nga asgjë sa i përket kësaj çështje paragjyqësore duke shtuar se Gjykata Speciale u themelua për shqyrtimin e disa akuzave janë absurde dhe jo të vërteta.
“Institucioni u cili u themelua për të shqyrtuar këto akuza absurd të cilat ishin të rreme, e dinim që u sajuan nga dëshmitarë të cilët i ka paraqitur zbulimi i fshehtë serb, e dimë me siguri sepse është zbuluar si fakt në gjyqin e Haradinajt… Kjo është baza në bazë të së cilës u themelua ky tribunal dhe askush nuk u habit, që merr vesh sado pak nga konflikti, se prokuroria nuk ka gjetur absolutisht asnjë provë të mbështesë akuzat e saj, me fjalë të tjera, themelet për ngritjen e këtij tribunal kanë qenë të mbështetur në një gënjeshtër, këtë e dimë të gjithë”, ka thënë Ben Emerson.