Kuvendi i Komunës së Deçanit mbajti mbledhjen e VIII-të të rregullt të cilën e kryesoi Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e kryetarit të Komunës Bashkim Ramosaj, Drejtorëve të drejtorive dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile u debatua për këto pika të rendit të ditës:
– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
– Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Rregullores për Vlerësimin e shkollës më të mirë në Komunën e Deçanit, Çmimi “Njazi Ferizi”,
– Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Statutit të Muzeut në Deçan,
– Rishqyrtimi i Vendimeve të Kuvendit me Rekomandim të MAPL-së dhe
– Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar seanca ka vazhdar me pikat e rregullta të rendit të ditës.
Pik a e dytë e rendit të ditës lidhur më Draft-Rregulloren për Vlerësimin e shkollës më të mirë në Komunën e Deçanit, Çmimi “Njazi Ferizi”, pas dhënies së arsyeshmërisë nga drejtori i Arsimit Bekim Vishaj se për këtë draft dokument është diskut edhe në debatin publik, kjo pikë e rendit të ditës ka marrë votën e asamblistëve në mënyrë unanime. Me disa plotësim ndryshime, me shumicë votash është miratuar edhe pika e tretë e rendit të ditës. Ndërsa sa i përket pikës së 4-të të rendit të ditës, pas disa diskutimeve janë shfuqizuar dy vendime të marra më herët:
-
Vendimi 01 Nr. IX-10 për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore Z.K-Lëbushë
-
Vendimi 01 Nr. IX-10 për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore Z.K Baballoq
Këto dy vendime janë shfuqizuar me rekomandim të MAPL-së.
Ndërsa dy vendime tjera:
-
Vendimi 01 Nr.IX-1 për inicimin e procedurës për themelimin e ndërmarrjes publike komunale ‘’Ujësjellësi’’Sh.A për menaxhimin e ujit të pijes në komunën e Deçanit dhe
-
Vendimi 01Nr.IX-1/1 për themelimin e komisionit për hartimin e normave të duhura ligjore deri në shkëputje të ndërmarrjes publike komunale ‘’Ujësjellësi’’SH.A nga ,,Hidrodrini’’K.R.U.