Prezantohet puna katërvjeçare e legjislativit të Ferizajt

Këtë të premte Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, në një konference për medie ka prezantuar punën katërvjeçare të legjislativit. Sipas saj gjatë këtij mandatit në Kuvendin e Komunës së Ferizajt, janë diskutuar çështje të një rëndësie shumë të madhe, por fokus i veçantë i është kushtuar transparencë në punë. “Ja dolëm që të përfundojmë një mandat faqebardhë me mbështetje të jashtëzakonshme nga Kryetari Agim Aliu dhe me besimin e plotë nga qytetarët. Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Ferizajt i kanë përmbushur obligimet ligjore dhe nuk kanë stagnuar mbajtjen e seancave të Kuvendit duke u bazuar në dispozita ligjore pa shkelje të ligjit dhe pa lëshime të seancave, edhe pse ishin përfaqësues të partive të ndryshme politike, qëndruan korrekt për atë që ishin të përzgjedhur”, është shprehur Gashi-Bytyçi. Gjatë periudhës katërvjeçare Kuvendi i Komunës ka miratuar 282 vendime prej tyre 13 rregullore, 3 statute dhe 3 strategji si dhe plane të veprimit. “Vendimet të cilat janë miratuar në Kuvend të Komunës, çdo herë kanë pas për qëllim lehtësimin e jetës së qytetarëve duke i përkrahur si në aspektin e projekteve madhore që kanë lënë gjurmë në historinë e Ferizajt, ashtu edhe në atë të mbështetjes financiare duke krijuar lehtësira për kategoritë e veçanta, e gjithashtu për menaxhimin e pandemisë së Covid 19. Ndër vendimet të cilat lënë gjurmë në këtë qeverisje janë: Vendimi për Ndarjen e parcelës për Spitalin Rajonal, Vendimi për Ndarjen e parcelës për Varrezat e Qytetit, Vendimi për Emërtimin e rrugëve, shesheve dhe hapësirave publike, Vendimi për Themelimin e Muzeut të Kujtesës. Poashtu, miratimi i Deklaratës për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kuvend të Komunës së Ferizajt, është gjurma më e fuqishme dhe na kujton sakrificat e panumërta dhe gjakun e derdhur për Liri. Gjatë këtij mandati kemi pas disa vendime, edhe pse në numër të vogël të cilat janë kthyer për rishqyrtim, e të gjitha janë shqyrtuar nga Kuvendi i Komunës brenda afatit kohor siç parashihet me ligjet në fuqi”, ka potencuar Kryesuesja Kristina Gashi-Bytyçi. Sipas Kryesueses, Kristina Gashi-Bytyçi, Kuvendi i Komunës së Ferizajt deri më tani është nga Komunat e pakta në Republikën e Kosovës, që nuk ka asnjë shkelje, vërejtje e madje as rekomandim, për shkak të asaj se janë respektuar parimet, kriteret dhe procedurat ligjore ashtu siç është premtuar në fillim të këtij mandati qeverisës. “Jam angazhuar që komitetet obligative dhe jo-obligative të funksionojnë dhe të jenë te qasshëm në secilën Akt dhe Rregullore të Komunës së Ferizajt të cilat janë miratuar në bazë të kërkesave të qytetarëve duke u bazuar në ligjet në fuqi të cilat kanë kaluar edhe përmes Komisionit për Hartimin e Akteve Juridike. Unë dua ti falënderoj përzemërsisht anëtarët e Kuvendit të Komunës të cilët dhanë kontributin e tyre me votë dhe me debat konstruktiv, i falënderoj për gjuhën qytetare komunikuese dhe i urojë kandidatët e rinjë të Kuvendit të Komunës mandatin e ri kuvendar, për të cilët jam e sigurt se në rend të parë do ta kenë Ferizajn dhe asnjëherë anën personale. E uroj kryetarin Agim Aliu për mandatin e ri qeverisës, i cili ka një platformë qeverisëse për 4 vitet e ardhshme me plot projekte të rëndësishme e të cilat, tanimë ka dëshmuar se do ti realizoj Angazhimi im, karshi zbatimit të ligjeve në fuqi, ka qenë shumë më shumë për fuqizimin e gruas si në shoqëri ashtu edhe në vendimmarrje, duke punuar me nderë, përgjegjësi, bashkëpunim e transparencë të lartë, që përmes punës të fitohet besimi te të gjitha gratë në çfarëdo pozite qofshin, nga amviset e deri te pozitat më të larta vendimmarrëse, sepse gruaja është e zonja po aq sa burrat dhe kjo na bënë të punojmë bashkë burra e gra për të ardhmen që e dëshirojmë për të ardhmen e vendit tonë”, ka përfunduar Kryesuesja Kristina Gashi-Bytyçi, përderisa ka falënderuar të gjithë ata të cilët ishin pjesë e saj e pandashme në rrugëtimin e saj katërvjeçar. Në fund u tha se është përgatitur edhe libri i dytë i Kuvendit të Komunës së Ferizajt për vitin 2020-2021, librin e transparencës dhe qeverisjes së mirë, ku janë të dëshmuara vendimet që ka marrë ky kuvend gjatë kësaj periudhe, statutet, strategjitë, planet e veprimit dhe rregulloret të cilat janë në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …