Më shumë se 8 mijë e 500 luftëtarë të huaj janë dëbuar nga Turqia që nga fillimi i luftës civile siriane 10 vjet më parë, thuhet në njoftimin që e bëri Ministria e Brendshme e Turqisë. Të dyshuarit për terrorizëm ishin nga 102 vende, përfshirë 44 nga Shtetet e Bashkuara dhe 1.075 nga shtetet e Bashkimit Evropian , thuhet në një deklaratë të ministrisë turke. Në dhjetë muajt e parë të vitit 2021 në tetë vende të BE-së janë deportuar 61 të dyshuar. Autoritetet turke thanë se dëbimi i gjithsej 8.585 luftëtarëve u bë si rezultat i përpjekjeve të vendit për të ofruar siguri brenda dhe jashtë kufirit që nga viti 2011. Këta njerëz shin larguar nga vendet e tyre për t’iu bashkuar grupeve militante si Shteti Islamik dhe Partia e Punëtorëve të Kurdistanit , si dhe dega e saj në Siri.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …