Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Egoja e tepruar e ndalon njeriun për të qenë, empatik!

Egoja e tepruar e ndalon njeriun për të qenë, empatik!
Ç’do ditë, shohim egoist.
Gjatë rrugës për në punë, gjatë blerjes, gjatë ecjes, gjatë pritjes për ndonjë shërbim, gjatë garës në sport, kultur apo politik, gjatë udhëtimit për pushime, gjatë ngasjes në trafik, etj, etj….
Egocentrist, fatkeqësisht të shpërfaqur kudo e bëjnë jetën të duket më dinamike se sa që është.
Egoja trend i tufës!
Tufa, shumica egoist të tepruar dhe të habitur për të shiquar para vetes, anash dhe për të ndjerë atë që të tjerët e përjetojnë, fatkeqësisht nga sistemi i ndërtuar mbrapsht dhe injorues.
Shoqëria jonë e dalur nga lufta, sigurisht jo të gjithë, janë imitator të atyre që e kanë kaluar këtë fazë.
Ecja e shpejtë për të arritur shumë dhe më shumë se të tjerët, duke mos i vërejtur ata të cilët, s’janë imitator dhe aspak egoist.
Ecja para atyre që kanë nevojë, duke mos i parë se janë në gjendje të mjerueshme dhe duke mos i përkrahur të paktën moralisht, tregon qartë sa të habitur jeni, nga egoja e tepruar!
Të qenurit egocentrist për të arritur qëllimin personal, duke mos e dëmtuar tjetrin apo shoqërinë në përgjithësi, mund të përceptohet.
Pse vetëm brenda javës, njëher të vetme nuk bëhemi me veprime Altruist?!
Shkaktar sistemi i ndërtuar mbrapsht, apo të gjithë ne që lejojmë me këtë sistem të jetojmë?
Empatik…..
Empatia e ndarë në dy pjesë, përbërëse kryesore:
1. Empatia afektive është; aftësia për t’u përgjegjur me një emocion adekuat, ndaj gjendjes mendore të tjetrit.
A duhet t’jemi të shqetësuar empatik?
Unë them po!
Sepse; nëse kemi shqetësim empatik, atëher kemi dashuri dhe dhembshuri, ndaj tjetrit i cili mund, t’jet duke vuajtur.
2. Empatia konjitive është; në kohën e sotme, thuajse aftësi superiore për të kuptuar, gjendjen mendore të tjetrit.
Kur një pjesë e madhe e shoqërisë do arrijë në këtë nivel, për të kuptuar se ç’farë është; egoja e tepruar dhe të qenurit Empatik, atëher edhe sistemi i ndërtuar mbrapsht do kthehet mbarë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …