Zgjedhjet e 14 shkurtit janë të pestat që mbahen me radhë në Kosovë dhe do të kushtojnë 5 milionë e 578 mijë e 712 euro

Numri i mërgimtarëve me të drejtë vote për balotazh është rreth 10 mijë

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Valmir Elezi ka deklaruar se numri i mërgimtarëve me të drejtë vote për balotazh është 10 mijë 220 qytetarë, nga 15 mijë e 530, sa ishte në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Ai ka sqaruar se kjo rënie e numrit është për shkak se në disa komuna nuk do të ketë balotazh. Gjatë intervistës për “Kosovapress”, ai ka sqaruar se të gjithë qytetarët që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës për të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetarë të Komunave në raundin e parë do të munden të votojnë përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave në të cilat do të organizohet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave. Ai ka përkujtuar se fletëvotimet e qytetarëve nga diaspora do të pranohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më datën 12 nëntor.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …